Biznes

Kompania Hewlett Packard do të ndahet në dy biznese të vecanta në muajin nëntor

Mar 23 2015
0 Shpërndarje
Kompania Hewlett Packard do të ndahet në dy biznese të vecanta në muajin nëntor

Hewlett Packard HQ Palo AltoHewlett Packard Co. duket se është cdo ditë e më pranë ndarjes së saj në dy kompani të reja. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Meg Whitman zbuloi se ka të ngjarë që ndarja përfundimtare e kompanisë të ndodhë në 1 nëntor të këtij viti gjatë eventit vjetor që mban kompania. Një kompani do të quhet HP Enterprise dhe do të fokusohet në furnizimin e bizneseve me softuer, shërbime dhe harduer. Kjo kompani do të drejtohet nga vet Whitman. Ndërsa tjetra, HP Inc. do të merret me shitjen e kompjuterave personal dhe printerave drejt konsumatorëve dhe bizneseve dhe në krye të saj do të jetë Dion Weisler.

Hewlett Packard më bazë në Palo Alto të Kalifornisë dhe e themeluar në një garazh, dha një kontribut të madh në shëndrrimin e Silicon Valley në një qëndër të madhe teknologjike. Ekzekutivët e saj kanë vendosur që ajo të ndahet për t’ju shërbyer më mirë klientëve të saj. HP Inch do të njihet ndryshe me simbolet HPQ, ndërsa HP Enterprise me HPE, shtoi Whitman. Aksionet e aksionerëve të kompanisë do të shpërndahen në të dyja kompanitë e reja por akoma nuk janë vendosur detajet se si do të bëhet kjo gjë. Përvec ndarjes së kompanisë do të ndahet dhe vendi ku kjo kompani vepronte. Cdo kompani do të ketë ndërtesat e saj të dedikuara posacërsht atyre dhe jo më një të përbashkët. Kjo ndarje do të rezultojë në krijimin e dy kompanive të ngjashme në pamje të parë por me karakteristika radikalisht të ndryshme.

Sfidat e dy kompanive ‘binjake’

Gjysma e performancës së HP Inc. do të varet nga biznesi i kompjuterave personal, shitjet e të cilëve kanë qënë nën presion për vite me rradhë për shkak të rritjes së popullariteti të pajisjeve mobile. Ndërsa pjesa tjetër do të varet nga departamenti i printerave, një department ky në rrezik për shkak se dokumentet gjithnjë e më shumë po dixhitalizohen.

Nga ana tjetër HP Enterprise do të përballet me një sfidë tjetër. Kjo për faktin se gjithnjë e më shumë kompanitë dhe bizneset preferojnë të blejnë online ose të marrin me qira softuer duke i kthyer uebfaqet e shitjeve online si Amazon apo SaleForce në një konkurent të fortë përball HP. Edhe pse Hewlett Packard zotëron një produkt cloud computing të quajtur Helion, ai ka ardhur goxha vonë në treg dhe i është dashur të përpiqet shumë për të fituar pak nga vëmendja e konsumatorëve.

Kostot e ndarjes

‘Investimet e fundit mbi kërkimin dhe zhvillimin i kanë dhënë HP portofolin më të fuqishëm që kjo kompania ka pasur në një dekadë’, deklaroi Whitman. Muajin që shkoi shefi i financave të kompanisë, Cathie Lesjak bëri të ditur se ndarja e saj do të kushtonte 2 miliard dollar në dy vjet ndër të cilat 1.3 miliard dollar do të shkojnë për detyrimet fiskale, 300 milion dollar për kapitalin qe do të përdoret për ndarjen dhe rreth 500 milion dollar për vazhdimësinë e kompanive në 2016.

Kujtojmë se Hewlett Packard filloi të aplikonte një program ristrukturimi që në vitin 2012 i cili ka si qëllim të shkurtojë 55.000 punonjës. Deri në tremujorin e fundit, kompania arriti të reduktonte stafin e saj me 44.000 punonjës. Shkurtimet do të vazhdojnë dhe gjatë vitit 2015 derisa të plotësohet shifra 55.000 punonjës. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>