Harduer

Kompania HTC pritet të hyjë në tregun e tabletëve

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Kompania HTC pritet të hyjë në tregun e tabletëve

35015294_FronT_RAWHTC pritet të hyjë në tregun e tabletëve me një pajisje që aktualisht quhet HTC Volantis. Fillimisht dëgjuam për këtë projekt para një muaji dhe tani po zbulohen informacione mjaft “intriguese”. Sipas @evleaks, tableti mund të karakterizohet nga 5 GB RAM, megjithëse këto nuk janë të dhëna përfundimtare.

Të tjera veçori përfshijnë një ekran 8.9 inç me rezolucion 2560 x 1600 pixel, bokse BoomSound, kamerë 5 ose 8 Megapixel, trup prej alumini, 64 GB hapësirë të dhënash si dhe një procesor Nvidia Tegra K1 (megjithëse edhe një procesor Qualcomm Snapdragon 810 mundet të testohet, por që pajisjet me këtë procesor nuk do të komercializohen përpara vitit 2015).

@evleaks ka postuar një imazh të HTC Volantis që tregon edhe pseudonimin e tij Flounder, ndërsa përmendet edhe sistemi operativ Android Silver Alpha 1.4. Pra mundet që tableti të jetë ndër të parët që do të përfshihet në programin Android Silver të Google i cili akoma nuk është zyrtarizuar. Pak kohë më parë u tha se Volantis do të zëvendësonte tabletët Nexus. Teksa nuk mund të konfirmojmë këtë mund të themi se Android Silver dhe Linja Nexus me shumë gjasa nuk do të përjashtojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi mbetet për tu parë nëse është e vërtetë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>