Harduer

Kompania Huawei do të prezantojë telefonin e ri 6,1 inç

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Kompania Huawei do të prezantojë telefonin e ri 6,1 inç

Kur u prezantua tableti i parë 7 inç, diagonalja më e madhe në pajisjet smartfonë ishte 4,3 inç.

Ndërkohë u prezantuan të ashtuquajturit phabletët, përfaqësuesi më i popullarizuar i të cilëve është Samsung Galaxy Note, përkatësisht pasardhësi i tij Galaxy Note 2.

Kemi mundur të shohim se si limiti i diagonales së smartfonëve përsëri lëvizi dhe tani është 5,0 inç, që më tej zvogëlon dallimin mes smartfonëve dhe kategorisë së phabletëve.

Ajo çfarë mungonte ishte një pajisje e cila do të kapërcente “hendekun” mes Galaxy Note 2 prej 5,5 inçësh dhe në përgjithësi të tabletëve 7,0 inçësh.

Sot mund të shohim pajisjen e parë Android 6,1 inç të cilin kjo kompani do ta prezantoj zyrtarisht në konferencën e ardhshme CES në janar.

Pajisja mban emrin kodues “Huawei Mate” dhe punon me procesor katër bërthamësh HiSilicon K3V3 me fuqi 1,8 MHz. Ka bateri 4000 mAh, kurse trashësia e komplet pajisjes nuk do të kalojë më shumë se 9,9 mm.

Ekrani prej 6,1 inç vjen në rezolucion Full HD (1080p) që do ti sigurojë dendësi të pikselëve prej 361pp. (PCWorld Albanian)

Huawei Mate

Lajmet e fundit>