Harduer

Kompania Huawei prezanton smartfonin Mulan

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
Kompania Huawei prezanton smartfonin Mulan

gsmarena_001Kompania Huawei ka në plan të hedhë në treg së shpejti një telefon të ri inteligjent me emrin Mulan. Në rrjetet sociale në Kinë, kompania postoi foto, informacione si dhe parametrat e smartfonit.

Bëhet e ditur se smartfoni Mulan do të ketë një trup metalik, sensor për shenja gishtërinjsh si dhe një skaner, i cili ndodhet poshtë kamerës së prapme të telefonit. Huawei Mulan do të funksionojë nëpërmjet procesorit të së njëjtës kompani Kirin 920, i cili ka 8 bërthama, ku 4 prej tyre janë Cortex-A15 dhe 4 të tjerat Cortex-A7.

Qarku i 4 bërthamave Cortex-A15 është 2 Ghz, ndërsa ai i bërthamave Cortex-A7 është 1.6 Ghz. Ekrani i telefonit inteligjent Mulan do të jetë me madhësi 5 inç dhe do të ketë një rezolucion prej 1080 piksel.

RAM-i i këtij telefoni do të jetë 3 GB. Telefoni inteligjent do të ketë dy kamera, respektivisht atë në pjesën mbrapa me 13 megapiksel dhe atë të parmen me 5 megapiksel. Kompania Huawei sqaron se data e hedhjes në treg të telefonit do të jetë më 24 qershor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>