Analiza

Kompania IBM kontribuon në luftë kundër virusit Ebola

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Kompania IBM kontribuon në luftë kundër virusit Ebola

_78486925_ibmebolaSëmundja vdekjeprurëse Ebola është bërë një shqetësim mbarë ndërkombëtar që ka marrë shumë jetë njerëzish. Qeveri të ndryshme po luftojnë në gjetjen e kurës për këtë sëmundje, duke u ndihmuar këtu edhe nga gjigantë të ndryshëm të teknologjisë. Kompani teknologjike kanë dhënë kontributin e tyre për të luftuar këtë sëmundje.

Në këtë grup hyn edhe kompania IBM, e cila do të japë ndihmesën e saj nëpërmjet super-kompjuterëve të saj, të cilët do të përdoren për të mbledhur të dhëna mbi sëmundjen në Sierra Leone. Një sistem i veçantë do t’u mundësojë qytetarëve të bëjnë raportime në lidhje me virusin Ebola. Përveç kësaj, qeveria, agjencitë e shëndetësisë dhe persona të tjerë gjithashtu do të kenë mundësi të monitorojnë sëmundjen.

Qytetarët mund të përdorin SMS-të si dhe thirrjet zanore që të bëjnë raportimet e tyre, të cilat do të ruhen në sistem. Të gjitha të dhënat e mbledhura pastaj do të analizohen, për të identifikuar dhe nxjerrë në pah rastet. Tani për tani, janë ulur rastet me këtë sëmundje tek disa rajone, dhe kjo ka ndihmuar në shpërndarjen e furnizimeve urgjente si sapun apo energji elektrike. (PCWorld Albanain)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>