Harduer

Kompania iFixit mundëson mënyrat e riparimit të tabletëve on line

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Kompania iFixit mundëson mënyrat e riparimit të tabletëve on line

iFixit është një kompani që çmonton pajisjet e ndryshme teknologjike, analizon gjithë pjesët tyre në brendësi dhe përcakton mënyrën e riparimit.

Platforma e re e lançuar prej saj “Tablet Repairability” për t’u treguar njerëzve se sa e lehtë është të riparosh një tablet në momentin e shfaqjes së një problemi.

Për çdo pajisje mund të gjesh rankimin përkatës në shkallën nga 1 deri në 10 për të kklasifikuar kështu produktin më të mirë. P.sh Dell XPS 10 është klasifikuar i pari me 9 nga 10 pike të mundshme duke qene se është shumë i lehtë për t’u çmontuar dhe të gjitha pjesët përbërëse si vidhat apo kabllot i ka të ngjyrosura dhe të etiketuara.

Apple dhe Microsoft janë cilësuar si kompanitë me produktet më të vështira për riparim. P.sh iPad 2, iPad 3, iPad 4 dhe iPad Mini janë vlerësuar me dy pikë pasi ka qene vërtet e vështirë të hapen, ndërsa Surface Pro është vlerësuar me pikët minimale në listën e iFix.

Lista e tabletëve të analizuar nga iFixit nuk përfshin çdo tablet të mundshëm, megjithatë është një fillim i mbarë.

Kompania shpreson që nëpërmjet sistemit të rankimit nga konsumatorët prodhuesit të ndërgjegjësohen në krijimin e pajisjeve lehtësisht të riparueshme të dëshirueshme nga të gjithë. (PCWorld Albanian)

iFixit

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>