Harduer

Kompania indiane Micromax prezanton smartfonin Canvas Gold A300

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Kompania indiane Micromax prezanton smartfonin Canvas Gold A300

gsmarena_001Kompania indiane Micromax ka prezantuar një telefoni të ri inteligjent me emrin Canvas Gold A300. Ky smartfon do të ketë një trup metalik të hollë rreth 6.9 mm dhe një ekran 1080 piksel me madhësi 5.5 inç.

Canvas Gold A300 do të operojë nëpërmjet një procesori 2GHz me 8 bërthama, i cili shoqërohet nga RAM-i prej 2 GB dhe nga një memorie e brendshme prej 32 GB.

Ky telefon do të ketë dy kamera, ku ajo në pjesën mbrapa është 16 megapiksel, ndërsa ajo në pjesën e përparme 8 megapiksel. Sistemi i operativ do të jetë Android 4.4 KitKat. Ndërkohë akoma nuk ka informacione zyrtare për çmimin e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>