Lajmet

Kompania Japan Display lanson ekranet 651ppi

Jun 9 2012
0 Shpërndarje
Kompania Japan Display lanson ekranet 651ppi

Për të mos lënë pas njoftimin e LG për ekranet e celularëve 440ppi, Japan Display deklaron se kanë arritur të dyfishojnë numrin e pikselëve për inç të gjendur në ekranin e iPhone, me një shifër 651ppi dhe një imazh që është shumë më i pastër dhe më i qartë se çdo gjë tjetër aktualisht e disponueshme. Ekrani JDI ka përmasa vetëm 2-3 inç por përmbanë një rezolucion prej 1280×800 (gati sa një ekran llaptopi 13,3 inçësh).

Kompania pretendon se cilësia e imazhit në ekran është e krahasueshme me filmat e bazuar në fotografi. Nuk ka asnjë dyshim se paketimi i më shumë pikselëve në imazh, sigurisht, do ta rrisë cilësinë dhe qartësinë e saj gjithashtu dhe të përmbajtjes së tekstit në të, por a mundet që syri i njeriut t’i dallojë këto ndryshime pikselësh? JDI thotë që po dhe ata gjithashtu pretendojnë të kenë marrë rezultate nga një studim i zhvilluar në vlerësimin pamor të letrave që shfaqen në ekran.

Është akoma e paqartë se si JDI planifikon t’i përdorë këto ekrane dhe sa gjatë duhet të presim për t’i blerë në tregun elektronik, por diçka është e sigurtë; 2-3 inç nuk është mjaft i madh për të bërë ndikim në tregun e smartfonëve. Por, nëqoftëse ata mund të bëjnë një ekran të kësaj madhësie, me siguri ato mund t’a dyfishojnë ekranin deri në 4-6 inç.

Ky projekt filloi në prill 2012, dhe nisi si një bashkëpunim midis Sony Mobile Display, Toshiba Mobile Display dhe Hitachi Displays. Shpresohet se brenda 2012 kompania do të shfaqë produktin e saj final dhe që suksesi pritet të jetë goxha i lartë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphoneLG
Lajmet e fundit>