Harduer

Kompania Lava prezanton smartfonin ekonomik Iris 352 Flair

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Kompania Lava prezanton smartfonin ekonomik Iris 352 Flair

lava_iris_352_iris404_flairLava sapo ka lançuar një telefon të ri që quhet Iris 352 Flair për 3.999 Rs. Nga ana tjetër, një produkt i ri i Lava,iris 404 Flair, është tashmë i disponueshëm në blerjet online me një çmim prej 4,199 Rs. Iris 352 Flair është listuar në produktet e kompanisë në faqen zyrtare pa dhënë ndonjë detaj rreth disponueshmërisë.

Dihet se të dy smartfonët kanë shumë specifika të përbashkëta. Si Iris 352 Flair dhe Iris 404 Flair përdorin sistemin Android 4.4 KitKat, mund të përdoren me dy karta, kanë një kamerë në pjesën e përparme 0.3MP dhe procesor dual-core. Këta telefona ndryshojnë në shpejtësinë ku Iris 352 Flair e ka 1Ghz ndërsa tjetri 1.3Ghz.

Iris 352 ka një ekran 3.5 inç 320×480 pixel dhe vjen me 256MB RAM. Ai përfshin një memorie 2GB e cila mund të zgjerohet më një memorie të jashtme deri në 32GB. Kamera e tij është 2mp dhe shoqërohet me flash. Gjithashtu ky telefon ofron GPS/EDGE, Wi-Fi 802.11, mikro usb dhe Bluetooth. Fatkeqësisht ai nuk e mbështet rrjetin 3G. Bateria është 1200mAh.

Ndërsa Iris 404 Flair nga ana tjetër vjen me një ekran 4 inç 480×800 pixel, 4GB memorie dhe 510MB RAM. Kamera e tij është 5 mp. Opsionet e këtij telefoni përfshijnë GPS/EDGE, 3G, Wi-Fi 802.11, Bluetooth dhe mikro usb. Ai ngarkohet nga një bateri 1400mAh e cila thuhet se mund ta mbajë telefonin ndezur deri ne 9 orë kohë bisede. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>