Biznes

Kompania Lenovo rrit shitjet e PC-ve

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Kompania Lenovo rrit shitjet e PC-ve

Tregu i përgjithshëm i PC-ve mund të jetë i ngadaltë, por Lenovo arriti që të shtojë shitjet gjatë tre mujve të fundit.

Gjatë tremujorit të dytë fiskal të ndërmarrjes që mbaroi më 30 shtator, Lenovo raportoi që rritja e shitjeve të PC-ve vit-për-vit u rrit me 10.3 për qind. Gjatë këtij tremujori, kompania kineze u emërtua si prodhuesi më i madh i PC-ve nga ndërmarrja hulumtuese Gartner.

Ndërmarrja hulumtuese IDC, ende e vlerëson HP-në si prodhuesin më të madh të PC-ve, me një udhëheqje jo edhe aq të largët nga Lenovo.

Lenovo raportoi një rritje të qëndrueshme të shitjeve të produkteve të veta, megjithëse kishte një rritje të ngadalshme në industrinë e PC-së dhe konkurrencës nga iPad-i i Apple që ka ulur shitjet e laptopëve.

Për tremujroin e dytë fiskal, fitimet neto të Lenovos arritën 162 milionë $

Kompania Lenovo e ka cilësuar rritjen në shitjet e PC-ve, si një përpjekje për të mbrojtur strategjinë e saj “mbroj dhe sulmo”, me të cilën ndërmarrja ka arritur që të mbajë pozitën e vet kryesuese në tregun e PC-ve në Kinë, derisa bëhet zgjerimi në tregjet e reja.

Vetëm në Kinë, përfitimet e ndërmarrjes kanë arritur shifrën 3.9 miliardë dollarë, duke sjell kështu 44 për qind të shitjeve botërore të Lenovos.

Kjo e ndihmoi Lenovon që të rris fitimet e veta neto për tremujorin e tretë me 13 për qind vit për vit. Ende, kjo shënon një ndryshim nga rritja e lartë që ka pasur më parë ndërmarrja. Për tremujroin e dytë fiskal që mbaroi më 30 shator, fitimet neto të Lenovos arritën 162 milionë dollarë.

Fitimet për këtë çerek ishte një rekord prej 8.7 miliardë dollarë, një rritje vit-për-vit prej 11 për qind. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>