Biznes

Kompania ndërkombëtare Poken, ka një inxhinier softuerik nga Kosova

May 25 2011
0 Shpërndarje
Kompania ndërkombëtare Poken, ka një inxhinier softuerik nga Kosova

Poken në fokusimin e saj përshkruhet si kompani që ka pozicionuar veten në mes të botës online dhe offline, ndërsa produktet e saja janë të ashtuquajturat “Kartela të Biznesit Social” apo Poken, të cilat u mundësojnë përdoruesve të shkëmbejnë më lehtë detajet e kontaktit dhe rrjetet e tyre sociale online në botën e vërtetë. Me fjalë të tjera produkti Poken mundëson që në vend të kartelave të biznesit, përdoruesit të afrojnë Pokenët e tyre dhe të shkëmbejnë biznes informatat për kontakt.

Në anën tjetër kompania së fundi është duke punuar në një produkt tjetër të quajtur PokeMOBILE, i cili është një aplikacion që përdorë teknologjinë NFC (Near Field Communiaction) për të mundësuar që përdoruesi të prek me telefon për shembull të themi menynë e një restoranti apo tabelën me shënime, dhe të merr të gjitha informatat që i nevojiten në lidhje me atë se çfarë ka në meny apo çfarë thuhet në tabelën e shënimeve. “Aplikacioni do të ofrohet në shfrytëzim mjaft të përshtatshëm përmes Ovi Store në të gjithë telefonat Nokia C7 dhe përveç kësaj do të ofrohet edhe në gjuhën shqipe për përdorim” u shpreh për PCWorld Albanian, Milot Shala, inxhinier softuerik pranë Poken i cili ka qenë prej fillimi i angazhuar për zhvillimin e këtij produkti të kompanisë Poken, ku është angazhuar para gati 6 muajve. 

PokenMOBILE në gjuhën shqipe mund të merret si përditësim softuerik për këtë aplikacion, kështu që edhe përdoruesit shqip-folës do ata kenë të lehtë përdorimin e tij.

PokenMobile është ndërtuar duke shfrytëzuar Nokia Qt SDK dhe teknologjinë NFC, ndërsa Milot Shala është inxhinier softuerik dhe i licencuar për të punuar me zgjidhjet për platformat e Nokia-s (Symbian, Maemo dhe MeeGo), e gjithashtu edhe për Android duke shfrytëzuar Qt Developement Frameworks me C++ dhe Java, me Android SDK.

Por çka e bënë punën në këtë drejtim edhe më të veçantë?

Milot Shala, është një shembull i jashtëzakonshëm i potencialit të një të riu nga Kosova që ka shkollimin adekuat (Bachelor  of Computer Science dhe në përfundim te titullit për Master of Computer Science), licencim dhe një përvojë si programer e inxhinier softuerik në Pronet, Cacttus, Cerca Lavoro, Alfracom, Horizon LLC, 3CIS, etj.  Këto gjëra e bëjnë Milotin një talent për të cilin tregjet e botës janë të etura, dhe përgatisin politika të veçanta si ta tërheqin drejt tyre.(Në një koment të publikuar në PCWorld Albanian mund të lexoni më shumë në lidhje me talentët). Megjithatë e veçanta këtu është se shumicën e punës, ai arrin ta bëjë nga shtëpia e tij dhe praktikisht përçon drejt botës një copë inovacioni edhe prej një vendi që ka aspirata të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Shikoni një video për të kuptuar më shumë se çka është PokenMobile.

Lajmet e fundit>