Biznes

Kompania Netflix synon zgjerimin e mëtejshëm të shërbimit të saj në Evropë

May 23 2014
0 Shpërndarje
Kompania Netflix synon zgjerimin e mëtejshëm të shërbimit të saj në Evropë

_h353_w628_m6_otrue_lfalseKompania Netflix , e cila ju siguron përdoruesve te saj filma të ndryshëm online, sipas dëshirës së tyre, ka bërë plane për zgjerimin e saj ne Evropë. Netflix është një kompani shume e njohur në Amerike e cila u siguron abonentëve filmat më të fundit në treg.

Kompania ka deklaruar se do të jete tashmë e pranishme në katër vende të tjera të Evropës krahas Anglisë, vendeve Skandinave dhe Holandës të cilat e kanë pasur këtë shërbim. Vendet e reja ku kjo kompani do të zgjerohet janë: Zvicra, Austria , Belgjika dhe Luksemburgu.

Numri i abonentëve të Netflix arrin deri në 48 milion në muaj ku 35.7 milion prej tyre janë shtetas Amerikanë. Zgjerimi i mëtejshëm i kësaj kompanie në Evropë ka kushtuar një sasi të konsiderueshme parash, por fitimet që përllogariten nga ky zgjerim do të jenë shumë herë më të larta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>