Lajmet

Kompania NetherRealm prezanton lojën Mortal Kombat X

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Kompania NetherRealm prezanton lojën Mortal Kombat X

gsmarena_001 (1)Loja dyluftuese Mortal Kombat pritet së shpejti të prezantohet për përdorim në PS4 dhe Xbox One. Mortal Kombat X, i cili është emri i versionit të ri të Mortal Kombat, do të jetë i pranishëm në treg në vitin 2015.

Drejtori i firmës NetherRealm, Ed Boon shprehet në Twitter: “NetherRealm i riktheu versionit të ri të lojës Mortal Kombat, personazhet e saj origjinalë dhe bëri disa ndryshime në rrjedhën e lojës”.

Në internet qarkullon një video promocionale e kësaj loje, në të cilën shfaqen dy personazhet më kryesore, Scorpion dhe Sub-Zero, duke dyluftuar me njëri tjetrin. Dyluftimi i personazheve ka një fund të papritur, të cilin po e lëmë mister që ta zbuloni vetë. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>