Biznes

Kompania Nintendo lajmëron humbje të mëdha për vitin 2012

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Kompania Nintendo lajmëron humbje të mëdha për vitin 2012

Nintendo ka lajmëruar për një humbje prej 366 milion $ gjatë vitit 2012, duke bërë dy vjet rresht që kompania po pëson rënie në të ardhura.

Kompania ka pësuar një humbje të madhe të ardhurash, ndërkohë që edhe fitimi nga konsola e lojës Wii U ka pësuar rënie pasi shitjet ishin të ulta përtej parashikimit. Shitjet botërore të kësaj pajisje shkuan në 3.45 milionë njësi nga 4 milionë të parashikuara.

Kompania Nintendo ka bërë këtë postim mbi këtë ecuri: “Duke ditur që shitjet e pajisjes Wii U kanë një impakt negativ në fitimet e Nintendo, humbja operative ishte 366 milionë $.”

Probleme të ndryshme ndikuan në vonimin e lançimit dhe kompania aprovoi që “pati disa vonesa në zhvillimin e softuerit”. Me qëllim që të fitojë pozitën e saj të mëparshme kompania do të mund të lançojë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013 disa prej titujve më të mirë.

Ndërkohë që Wii U është pranuar mirë, është i çuditshëm fakti i shitjeve të ulta ku mendohet që mund të jenë ose prej titujve të lançuar ose prej ndryshimeve të interesit të konsumatorëve dhe sjelljes së tyre me lojërat. (PCWorld Albanian)

nintendo

Tags >

Nintendo
Lajmet e fundit>