Biznes

Kompania Nivida lajmëron ndërtimin e kompleksit të ri për punonjësit

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Kompania Nivida lajmëron ndërtimin e kompleksit të ri për punonjësit

Nvidia centerNvidia lajmëroi për planet e saj për të ndërtuar një qendër të re për të akomoduar fuqinë punëtore që po shtohet dita ditës.

Drejtori Jen-Hsun Huang zbuloi planet e tij në blogun zyrtar të kompanisë, duke thënë se qendra Santa Clara nuk ka më asnjë tavolinë bosh. Huang tha se po ndërtojnë qendrën e re përballë godinës ku janë të pozicionuar aktualisht.

Ai theksoi gjithashtu se godina e re do të jetë një kryqëzim midis shkencës dhe artit, njësoj si puna e tyre në kompjutera. Nvidia zgjodhi grupin Gensler, të drejtuar nga arkitekti Hao Ko, për të ndërtuar kompleksin e tyre.

Huang thotë se qendra e re do të jetë efikase në çdo aspekt duke shfrytëzuar çdo hapsirë më së miri. Grupi prej 3 personash si fillim është rritur në 8000 punonjës në 40 vende të ndryshme dhe qytete të mëdha si Boston, Helsinki, Hong Kong, Paris dhe Tokio.

Nokia shet selinë e saj në New York me humbje

Aktualisht nuk kemi ide se sa do të kushtojë qendra e Nvidia pasi Huang nuk dha asnjë detaj rreth numrit të punonjësve që godina do të ketë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>