Lajmet

Kompania NVIDIA përmirëson lojën në Linux

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Kompania NVIDIA përmirëson lojën në Linux

Nvidia ka lajmëruar drajverët më të ri Nvidia GeForce me emrin R310 të cilët ofrojnë dy herë më shumë performanca dhe në mënyrë dramatike ulin kohën e leximit të lojërave për përdoruesit e sistemit operativ Linux.

Ky është një rezultati i një viti të tërë i zhvillimit nga ana e kompanive Nvidia, Valve dhe prodhuesve tjerë të cilët punuan bashkërisht për versionin e drajverëve GeForce R310 të cilët janë dizajnuar, që t’u ofrojnë përvojën më të mirë të lojërave përdoruesve të Linux-it, që tregohet si një potencial i madh i sistemit më të madh operativ “open source” në botë.

Drajverët e ri R10 janë të gatshëm për shkarkim këtu, kurse janë të testuar me detaje në platformën Steam nën Linux, vazhdimin shtesë të platformës së lojërave Steam të kompanisë Valve.

Drajverët e rinj R10 janë në dispozicion për shkarkim në www.geforce.com. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>