Harduer

Kompania OnePlus kryen teste rezistence mbi telefonin inteligjent One

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Kompania OnePlus kryen teste rezistence mbi telefonin inteligjent One

gsmarena_001 (1)Kompania teknologjike OnePlus ka vendosur që ti bashkohet kompanive, të cilat kanë kryer teste për rezistencën e telefonëve të tyre që me bërjen të njohur të përthyerjes së telefonit iPhone 6 Plus. Për këtë kompania ka përdorur laboratorët e saj, në të cilat “torturohet” telefoni OnePlus One.

Në qoftë se ju prisni testime mbi përthyerjen, ju themi me keqardhje se kompania nuk e ka bërë një testim të tillë. OnePlus bën një testim ku simulohet momenti që ju uleni mbi telefonin tuaj.

Ajo çka duhet theksuar është se kompania OnePlus përdor një forcë prej vetëm 25 kilogramësh në këtë testim, ndërsa koreanët kanë bërë të njëjtin test me një forcë prej 100 kg në telefonin inteligjent Galaxy Note 4.

Megjithatë OnePlus tregon edhe teste të tjera interesante. Në videon e publikuar nga kompania ju do të shikoni lëshime të telefonit nga lartësia, teste përplasje dhe rezistencën e portës së USB-së. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>