Harduer

Kompania OnePlus One do t`i bashkohet tregut të orëve inteligjente

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Kompania OnePlus One do t`i bashkohet tregut të orëve inteligjente

gsmarena_001 (2)Kohët e fundit në tregun e teknologjisë është shfaqur trendi i orëve inteligjente. Po bëhen shumë muaj që nga data që Motorola prezantoi orën Moto 360, por akoma nuk e ka hedhur atë në treg, ndërsa Samsung ka nisur prodhimin e 3 llojeve orësh rrethore inteligjente.

Mesa duket këtyre kompanive do tu bashkohet edhe kompania OnePlus One me një orë inteligjente rrumbullake. Një foto, e cila u shfaq në internet tregon orën OneWatch së bashku me disa vizatime të cilat flasin dhe shpjegojnë ndërtimin e saj.

Në këto vizatime tregohet se ora do të ketë një shasi prej titaniumi dhe një xham prej safiri, i cili do të mbrojë ekranin rrethor OLED. Bateria e orës është e montuar brenda veshjes së rripit dhe mund të karikohet nëpërmjet wireless-it Qi.

Të dhënat mbi rezolucionin e ekranin, procesorin, sistemin operativ apo parametrat e tjerë akoma nuk janë bërë të ditura nga kompania OnePlus. Zakonisht kompania, në telefonët e saj inteligjent, përdor një version të modifikuar të CyanogenMod.

Ajo që nuk dihet është nëse OnePlus One do të krijojë një platformë të re posaçërisht për këtë orë, si Samsung, apo thjesht do ta hedhë atë në treg si një orë standarde Android Wear. Çmimi i OneWatch nuk është bërë i ditur akoma. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>