Biznes

Kompania pas grafikave PowerVR Imagination Technologies në kërkim të një blerësi

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Grafikat PowerVR kanë qenë produkti më impaktin më të lartë në biznesin e telefonëve inteligjentë. Teknologjia e saj ka qenë në bërthamë të çdo komponenti grafik të një Apple iPhone. Kompania pas grafikave PowerVR Imagination Technologies në kërkim të një blerësi

Menjëherë pas lajmeve se Imagination Technologies do të humbiste konsumatorin e saj më të madh Apple në dy vitet e ardhshme, shumë analistë kanë parë me dyshim të ardhmen e kompanisë Britanike.

Por vetë kompania nuk ka dyshime, sepse Imagination Technology është në shitje që nga dita e sotme.

Aktiviteti i kompanisë është i përqendruar në teknologji semikonduktorësh të cilat i licenson më pas tek dizajnerët e çipeve të mikroprocesorëve, grafikave dhe rrjeteve, DSP-ve dhe harduerëve video.

Grafikat PowerVR kanë qenë produkti më impaktin më të lartë në biznesin e telefonëve inteligjentë. Teknologjia e saj ka qenë në bërthamë të çdo komponenti grafik të një Apple iPhone.

Vitet e fundit teknologjia e Imagination është shtrirë edhe në procesorët Exynos të Samsung dhe MediaTek. Apple ishte konsumatori më i madh duke i garantuar kompanisë 50% të të ardhurave.

Firma Britanike ka hapur një gjyq me Apple lidhur me shkëputjen e parakohshme të kontratës. Imagination beson se Apple nuk do të arrijë të prodhojë dot teknologjinë e saj grafike pa shkelur patentat e firmës Britanike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>