Harduer

Kompania Samsung prezanton smartfonët Galaxy Core ll, Young 2, Star 2 dhe Ace 4

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Kompania Samsung prezanton smartfonët Galaxy Core ll, Young 2, Star 2 dhe Ace 4

Kompania e pajisjeve teknologjike Samsung prezantoi së fundmi telefonët inteligjent Galaxy Core ll, Galaxy Young 2, Galaxy Star 2 dhe Galaxy Ace 4. Të gjithë këto smartfonë do të funksionojnë nëpërmjet sistemit operues Android KitKAt 4.4.2 dhe do jenë të pajisur me teknologjinë Samsung’s TouchWiz Essence UX.

Samsung Galaxy Core II

Galaxy_Core_2_White_1Samsung Galaxy Core II është telefoni me parametrat më cilësore nga telefonat e tjerë. Ky telefon ka ekran 4.5 inç dhe një procesor me katër bërthama me qark 1.2GHz. Pjesa e tjetër përfshin një RAM 768 MB , 4GB hapësirë të brendshme, kamera të pasme 5 megapikselë me blic, kamera ballore VGA, dhe bateri me kapacitet 2,000mAh.

Samsung Galaxy Young 2

SM-G130H_Galaxy_Young-2_White_5Samsung Galaxy Young 2 ka ekran 3.5 inç dhe operon nëpërmjet një procesori, i cili ka një bërthamë. Për sa u përket parametrave ka një RAM 500 MB, 4GB hapësirë të brendshme, kamera të pasme 3 megapikselë dhe bateri 1,300 mAh.

Samsung Galaxy Star 2

SM_G130E_Galaxy-Star-2_Black_5Ky telefon ka ekran 3.5inç, procesor me qark 1GHz, 512 MB RAM, 4GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Galaxy Star 2 ka gjithashtu edhe një kamera 2 megapiksel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>