Harduer

Kompania Sansoria ndërton çorapet inteligjente që masin vrapin tuaj

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Kompania Sansoria ndërton çorapet inteligjente që masin vrapin tuaj

socksDuke parë avancimin me ritme të shpejta të teknologjisë, e gjitha kjo ishte një çështje kohe. Pas bluzëve, syzeve, orëve inteligjente po mbërrijmë tek çorapet inteligjente. Është kompania Sansoria që e ka sjellë këtë risi, e cila premtoi se këto çorape do të jenë në treg  brenda këtij viti.

Teknologjia e përdorur në këto çorape, është e vendosur në tre vende të ndryshme në pjesën e shputës së këmbës. Sensorët mund të masin hapin tuaj, shpejtësinë e vrapimit apo shtrirjen e këmbës. Ndërsa në pjesën e sipërme të çorapes është vendosur një pajisje e vogël elektronike që bën të mundur ruajtjen e të dhënave që kapen nga sensorët.

 E gjitha kjo vjen e shoqëruar nga një aplikacion për iOS, Android dhe Windows Phone. Këto çorape inteligjente do të kushtojnë 199 $. Ju mund të pyesni veten a lahen këto çorape? Sigurisht që po. Por me kalimin e kohës sensorët degradojnë ndaj dhe kompania ka dhënë garanci deri në 35 larje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>