Harduer

Kompania Sony lançon në Indi 6 televizorët Bravia 4K

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Kompania Sony lançon në Indi 6 televizorët Bravia 4K

sony_bravia_4k_tv_launchSony prezantoi 6 televizorë të rinj Bravia 4K në tre seri në Indi. Ndërkohë që 4 janë aktualisht të disponueshëm në vend me një çmim prej 1,74,900- 7,04,900 Rs, dy të tjerë do të hidhen në treg në Indi në fund të shtatorit. Gjigandi i elektronikës japoneze tha se televizorët e rinj do të ofrojnë foto të shkëlqyera dhe një cilësi zëri tepër të lartë.

Televizorët 4K do të përfshijnë motorin më të fuqishëm të përpunimit të fotove, 4K X-Reality PRO, që përdor një kombinim të konvertimit dhe një teknologji me super rezolucion.

6 versionet e reja përfshijnë gjithashtu HDMI 2.0 që jep mundësinë për të shfaqur përmbajte 4K/60p. Një opsion i ri është edhe ai që mundëson rishikimin e përmbajtjeve nga shërbimet e internetit streaming dhe usb. MHL 3.0 lejon që pamjet të transferohen dhe në smartfonë apo tabletë.

Kompania gjithashtu ka prezantuar “One Flick- Entertaiment”, një tipar me anë të të cilit përdoruesit mund të navigojnë në internet. Televizori mund t’ju ofrojë dhe shërbimet e shumë rrjeteve sociale si Skype, Facebook, Twitter etj.

Sony ka informuar edhe për çmimet të cilat janë: Bravia me ekran 79 inç për 7,04,900 Rs, 55 inç për 3,14,900 Rs, 49 inç për 1,74,900 Rs etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>