Harduer

Kompania Terrafugia po punon për makinën tuaj personale fluturuese

May 8 2013
0 Shpërndarje
Kompania Terrafugia po punon për makinën tuaj personale fluturuese

Ndoshta në vitin 2013 shumë njerëz kishin parashikuar se secili prej nesh do të kishte një makinë fluturuese personale. Por sa larg jemi vërtet nga ky parashikim? Do të duhen pak a shumë edhe 8 vjet.

Terrafugia, një kompani nga Massachusetts, po punon për një makinë të së ardhmes. Ajo quhet TF-X dhe pritet të fillojë të shitet në fillimet e viteve 2020. Është një miks mes Google Self-Driving Car (makina që ecën vetë), mes një helikopteri dhe një avioni. Makina ngrihet në ajër vertikalisht duke përdorur helikat që furnizohen me energji të cilat ndodhen në secilën anë të saj.

Kur ndodhet në ajër, helikat bien dhe fillon të punojë motori i pasëm me gaz. Në mot të mirë, ajo ulet vetë edhe pse parashuta është gjithmonë e pranishme për çdo rast. Mund të përshkruajë rreth 800 km.

Koncepti i TF-X është integrimi sa më i madh i një autopiloti. Sipas kompanisë, të mësosh si t’i japësh kësaj makine duhen vetëm pesë orë për një shofer të zakonshëm.

Po kostoja? Deri tani Terrafugia nuk ka lajmëruar për ndonjë çmim të mundshëm, të paktën derisa të fillojë prodhimin. Megjithatë, sipas parashikimeve të saj, çmimi mund të jetë i përafërt me makinat luksoze që gjenden sot në treg. (PCWorld Albanian)

makina fluturuse

Lajmet e fundit>