Lajmet

Kompania Valve prezanton sistemin operativ SteamOS

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Kompania Valve prezanton sistemin operativ SteamOS

Valve të hënën nxori detaje mbi SteamOS , i pari i tre lajmërimeve që kompania pritet të jap gjatë kësaj jave.

SteamOS është një sistem operativ i bazuar në Linux, “i ndërtuar rreth Steam” sipas faqes që e ka nxjerrë.

SteamOS kombinon së bashku arkitekturën e Linux me eksperiencën e lojërave të ndërtuar për ekrane të mëdha. “Në SteamOS kemi arritur një performancë të lartë në procesimin grafik dhe tani kemi si target pune performancën e audios dhe uljen e vonesave të hyrjeve në nivelin e sistemit operativ”, – thuhej në deklaratën e lëshuar për Steam OS.

Mesa duket SteamOS funksionon si një ndërfaqe për konsolën Valve që pritet të dal këtë javë. Ndërsa lidhja e kompjuterit me televizorin për të luajtur lojëra është një praktikë e zakonshme, ndërkohë Windows është shumë i ngadaltë kur kërkon të punosh në një largësi të caktuar nga televizori.

SteamOS, pretendon ta lehtësojë këtë proces loje, të instaloj mini-programe për një mjedis të gjallë dhome. Valve gjithashtu premton: “Me SteamOS , do të thotë që industria e harduerit të mund të ndërveprojë në një dhomë shumë më shpejtë se sa munden aktualisht dhe që përdoruesit të mund të zëvendësojnë apo të alternojnë çdo pjesë të softuerit që ata kanë dëshirë”

Edhe pse SteamOS është i bazuar në Linux, Valve konfirmon se lojërat e bazuara në Mac dhe Windows mund të ekzekutohen në sistemin e ri. Siç pritej ky sistem përfshin edhe mundësi që kompjuteri juaj ekzistues me anë të rrjetit tuaj të shtëpisë të mund të hedh lojërat tek makina e SteamOS.

Vonesat kanë qenë gjithmonë një problem me kalimin e lojërave sepse janë masa të mëdha të dhënash dhe kërkojnë përgjigje hyrjeje; duhet të presim dhe të shohim nëse Valve i rregullon këto probleme .

SteamOS mund të shkarkohet pa pagesë dhe të instalohet në çdo sistem. Akoma nuk është vendosur data e lançimit . (PCWorld Albanian)

steamos_2

Lajmet e fundit>