Harduer

Kompania Xolo prezanton smartfonin që peshon vetëm 98.9 gramë

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Kompania Xolo prezanton smartfonin që peshon vetëm 98.9 gramë

gsmarena_001Smartfoni i parë Windows Phone 8.1 i kompanisë Xolo që tashmë është zyrtarisht prezent në treg ka një veçori që e dallon nga smartfonët e tjerë Windows Phone, peshën e tij. Kjo kompani ka prezantuar smartfonin WN Q900s me sistemin operativ Windows Phone 8.1, i cili ka një peshë prej vetëm 98.9gram.

Ky telefon operon nëpërmjet procesorit Snapdragon 200 me qark 1.2GHz. Për sa u përket parametrave, WIN Q900 ka një RAM prej 1 GB si dhe një memorie të brendshme prej 8 GB që mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD.

Ky telefon ka dy kamera, ku ajo e përparmja është 8MP, ndërsa ajo në pjesën e prapme 2 MP. Xolo WIN Q900 mund të operojë me dy karta SIM. Çmimi i këtij telefoni është 146 euro.

Lajmet e fundit>