Harduer

Kompania Yezz do të prezantojë në IFA telefonin më të hollë në botë

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Kompania Yezz do të prezantojë në IFA telefonin më të hollë në botë

yezz-billy-4.7_storyQë me dhënien e licencës nga kompania Windwos mbi telefonët inteligjent me sistem operativ Windows Phone, një numër i madh kompanish kanë krijuar pajisje të reja Windows Phone.Një nga këto kompani është edhe Yezz, e cila zbuloi pajisjen e saj të parë Windows Phone në muajin qershor. Kjo pajisje është quajtur Billy 4.7, në nder të Bill Gates .

Kompania pretendon se ky telefon do të mbajë titullin si telefoni më i hollë në botë, dhe do të shfaqet për herë të parë në publik tek panairi IFA 2014 në Berlin. Kompania ka njoftuar se telefoni Billy do të jetë 7.2 mm i hollë.

Disa nga karakteristikat e telefonit Billy 4.7 janë:

* Procesori Qualcomm Snapdragon me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz ( në faqen ueb të kompanisë identifikohet si “Snapdragon S2”, dhe mendojmë të jetë Snapdragon 200).

* 1GB RAM

* 8GB hapësirë të brendshme (plus karta microSD deri në 128GB hapësirë)

* Ekran 4.7 inç HD IPS LCD me rezolucion 1280×720 pikselë, mbrojtur nga xhami Asahi Dragontrail.

* Kamera të pasme 8 megapikselë (jo 13.1 megapikselë siç pati deklaruar më parë Microsoft).

* Kamera ballore 2 megapikselë

* Dy vende për karta SIM

Pajisja pritet të dalë në treg në fund të këtij viti në Evropë, Amerikën Latine dhe SHBA. Ky telefon do të kushtojë rreth 249 dollarë në SHBA dhe 229 euro në Evropë. Përveç këtij telefoni, në panairin IFA 2014 do të shfaqet edhe telefoni Billy 4, i cili do të kushtojë rreth 139 dollarë ose 129 euro. Disa nga veçoritë e këtij telefoni janë:

* Procesori Qualcomm Snapdragon me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz.

* 512MB RAM

* 4GB hapësirë të brendshme

* Ekran 4 inç ËVGA me rezolucion 800×480 pikselë

* Kamera të pasme 8 megapikselë

* Kamera ballore 1.3 megapikselë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>