Harduer

Kompania ZTE vjen më smartfonin e ri 5 inç

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Kompania ZTE vjen më smartfonin e ri 5 inç

zte grand sPërveç modelit të koduar U887 i kompanisë ZTE i cili do të ketë ekran prej 5 inç dhe rezolucion pak më të dobët prej 800 x 480 pikselëve, kjo kompani në konferencën CES do të sjellë edhe një model tjetër 5 inçësh të koduar Z753.

Ky model i ri do të mbajë emrin ZTE Grand S dhe kësaj radhe vjen si model high-end me ekranin i cili sjellë rezolucion Full HD (1920×1080).

Kjo kompani kineze kështu hyn me ambicie të mëdha në tregun tashmë shumë të kërkuar të smartfonëve 5 inçësh me rezolucion Full HD ku pritet një luftë e vërtetë vitin e ardhshëm.

Shumë kompani tashmë kanë përgatitur apo janë duke i përgatitur modelet 1080p, një numër prej të cilëve do ti shohim në konferencën CES në Las Vegas.

Përveç fotografisë që ka rrjedh në internet dhe informacioneve për ekranin, nuk ka informacione tjera për karakteristikat harduerike të këtij smartfoni kështu që duhet të presim konferencën. Edhe pesëmbëdhjetë ditë kanë mbetur. (PCWorld Albanian)

zte grand s leaked

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>