Lajmet

Kompanisë Google i kërkohet që të fshijë të dhënat e marra nga Street View në Britani

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Kompanisë Google i kërkohet që të fshijë të dhënat e marra nga Street View në Britani

Zyra e Komisionerit për Informim (ICO) ka kërcënuar Google me një veprim ligjor nëse të gjitha të dhënat e grumbulluara nga veturat e Google Street View nuk fshihen brenda 35 ditëve.

ICO-ja së pari ndërmori një veprim kundër Google në vitin 2010 pasi kishte zbuluar që ndërmarrja kishte grumbulluar hollësi si adresat e e-mailit dhe fjalëkalimet e mijëra njerëzve përgjatë veturave të veta Street View.

Google tha që qëllimi i projektit ishte që të përmirësonte bazën e të dhënave për lokacionin gjeografik për aplikacionet e veta mobile duke hartuar rrjete Wi-Fi, por mori reagim të ashpër pasi u zbulua që të dhënat personale po ashtu ishin marrë pa dijeninë e individëve.

Të dhëna të tjera të zbuluara

Duke ndjekur rihapjen e hetimit vitin e kaluar, Google informoi ICO-në për ekzistencën e më tepër disqeve që përmbajnë të dhënave Street View. Në zhvillimin e fundit, ICO tani ka paralajmëruar Google që do të mund të ballafaqohej me veprime ligjore nëse të dhënat e tjera nuk fshihen brenda një periudhe të caktuar kohore.

“Njoftimi i theksuar sot fuqizon veprimin tashmë të ndërmarrë nga zyra jonë, duke vendosur një kërkesë ligjore në Google për të fshirë të dhënat e mbetura të identifikuara vitin e kaluar brenda 35 ditëve të ardhshme dhe menjëherë informojeni ICO-në nëse ndonjë disk tjetër gjendet,” tha Drejtuesi i Zbatimeve në ICO, Stephen Eckersley. “Dështimi për t’u pajtuar nga njoftimi do të merret si mospërfillje e gjykatës, që është një kundërvajtje kriminale.” Google tashmë ka ofruar siguri për ICO-në që të dhënat nuk janë qasur ose futur në domein publik.

Eckersley shtoi që ndërmarrjet si Google, që tashmë është duke u ballafaquar me polemika rreth zhvillimit të pajisjeve të veta Google Glass, duhet të bëjë më tepër që të njohë rregullat për mbrojtjen e të dhënave kur të zbatojë teknologji të reja në domeinin publik.

“Ditët e hershme të Google Street View duhet të shihen si një shembull se çfarë mund të shkojë gabim nëse ndërmarrjet e teknologjisë dështojnë që të kuptojnë se si produktet e veta përdorin informacionin personal,” tha ai.

Google, u sfidua edhe tjetërkund

Google do të ballafaqohet edhe me veprime për zbatim të ligjit nga autoritetet për mbrojtjen e të dhënave në një numër të anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Spanjën për shkeljet e bëra nga Street View. (PCWorld Albanian)

google Street view

Tags >

Google
Lajmet e fundit>