Lajmet

Kompanitë e telefonisë shqiptare sjellin produktet Apple

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
Kompanitë e telefonisë shqiptare sjellin produktet Apple

Prej datës 3 dhjetor 2010, Eagle Mobile ka nxjerr në shitje celularin më të ri të Apple, iPhone 4 në dyqanin e tyre Eagle Moblie Center në zonën e ish-Bllokut, dhe i cili mund të blihet me kontratën me tarifë Life+.

Orkunt Yozgat, Zëvendës Drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile, u shpreh se “Që nga dita e parë, kompania jonë ka punuar dhe punon për të sjellë më të mirën dhe më modernen për konsumatorin shqiptar. Të gjithë miqtë e apasionuar pas teknologjisë mund të provojnë magjinë e iPhone 4, një telefon i zgjuar që po revolucionarizon tregun e telefonisë celulare dhe internetit të lëvizshëm në botë.”

Ky dyqan gjithashtu shet edhe iPad me versione të ndryshme si 16GB ashtu edhe 32GB

Ndërsa së fundmi në çdo dyqan të kompanisë AMC do të gjeni poster me nje foto të iPhone 4 në qendër që mbajnë shkrimin “iPhone 4 vjen së shpejti.” AMC ka dhe një seksion të vecantë ne ueb faqen e tyre, në të cilin të intresuarit mund të japin të dhënat e tyre personale si: emër, mbiemër, numrin e telefonit dhe e-mailin, dhe do të marrin informacion në lidhje me iPhone 4.

Shumë dyqane të tjerë pajisjesh elektronike ne shqiperi si Euronics, Globe etj. kanë futur në linjën e produkteve të tyre iPad, iPhone 4 apo iPod. Çimimi i tyre është një gjë tjeter. Ai është  shumë i lartë. iPad më i lirë është 80,000 lekë ndërsa iPhone 4 në shumicat e pikave të shitjes është mbi 100,000 lekë. Këto produkte janë shumë herë më të shtrenjta sesa jashtë Shqiperisë dhe ky çmim do të prek ndieshëm shitjet e tyre.

iPhone 4 dhe iPad janë histori suksesi për Apple. iPhone 4 shiti rreth 1.5 milion njësi në ditën e daljes në treg ndërsa iPad shiti rreth 3 milion njësi në më pak se tre muaj. Sic e shohim produktet e Apple janë mjaft të pëlqyera nga publiku. Na mbetet të shohim se si do të reagoj kosumatori shqipetar ndaj tyre.

Lajmet e fundit>