Lajmet

Kompanitë ajrore Europiane së shpejti do të ofrojnë shërbimet e internetit edhe gjatë fluturimeve

Feb 16 2015
0 Shpërndarje
Kompanitë ajrore Europiane së shpejti do të ofrojnë shërbimet e internetit edhe gjatë fluturimeve

aircraft-jet-trailKompanitë ajrore Europiane po konkurrojnë njëra – tjetrën në ofrimin e shërbimit të internetit gjatë udhëtimeve komerciale. Ky sektor zotëron një potencial miliona dollarësh të ardhura përmes zbavitjes, ofrimit të shërbimeve dhe reklamimit.

Në SHBA, 66 % e pasagjerëve të këtyre kompanive e kanë shansin për të aksesuar internetin gjatë një fluturimi krahasuar me 24 % në rang botëror.

Në Europë një adoptim i tillë është shumë i vështirë duke pasur parasysh numrin e lartë të shteteve në kontinentit e reflektuar në operatorë të shumtë. Ndërsa shërbimet satelitore të internetit janë karakterizuar nga një kosto tejet e lartë. Por me shtimin e paisjeve satelitore në atmosferën tonë, detyrimisht jemi ballafaquar me një rënie të kostos. Me këtë barrierë e cila po dobësohet dita ditës, asgjë nuk do të pengojë kompanitë ajrore nga shfrytëzimi i çdo mundësie për të bërë para.

Lufthansa, Air France, KLM dhe RyanAir janë disa nga kompanitë ajrore që ofrojnë Wi-Fi në bord gjatë udhëtimeve të shkurtra. Për më tepër, këto kompani përmes shërbimit të internetit në bord do të mund të reklamojnë restorante, hotele dhe dyqane. Realisht në asnjë vend të botës nuk mund të kesh të bësh me një grup njerëz ku të dish çdo gjë rreth tyre dhe çfarë kërkojnë sesa në një aeroplan duke ju ofruar reklamimin e duhur.

Ky shërbim po kthehet në diçka bazike dhe e domosdoshme edhe gjatë udhëtimeve ajrore. Kostot e trafikut të të dhënave po bien me shpejtësi dhe janë pasagjerët ata që po bëjnë presion të vazhdueshëm ndaj kompanive ajrore për implementimin e shërbimit të internetit. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>