Lajmet

Kompanitë e medias sociale sulmuan ashpër gjuhën e urrejtjes raportoi Komisioni Evropian

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Ky memorandum përfshinte heqjen dhe çaktivizimin e llogarive, bashkëpunim më të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe promovimi i anti narrativave të gjuhës së urrejtjes. Kompanitë e medias sociale sulmuan ashpër gjuhën e urrejtjes raportoi Komisioni Evropian Photo Source: Reuters

Kompanitë e medias sociale si Facebook, Twitter dhe Google kanë bashkuar forcat për të adresuar gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre respektive si përgjigje ndaj presionit të Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar Facebook, Twitter, Youtube dhe Microsoft nënshkruan një memorandum i cili hyn në fuqi brenda 24 orësh pas shtimit të gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjeve raciste në median social nxitur edhe nga kriza Evropiane e refugjatëve.

Ky memorandum përfshinte heqjen dhe çaktivizimin e llogarive, bashkëpunim më të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe promovimi i anti narrativave të gjuhës së urrejtjes.

Brenda 24 orësh, 58% e rasteve u adresuan nga Facebook sipas një raporti të Komisionit Evropian. Twitter hoqi 39% tyre ndërsa Youtube 42.6% të tyre.

Në terësi të gjitha kompanitë kanë rritur numrin e përmbajtjeve të hequra me 59.2% të rasteve. Javën e kaluar ministrat e Bashkimit Evropian aprovuan planet të cilat do të detyrojnë rrjetet social të adresojnë përmbajtjet e rreme ndërsa qeveria Gjermane kërcënoi me gjobë 50 milion dollar ndërsa dështonin me këtë problematikë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>