Harduer

Kompanitë lokale do të marrin ruterë falas për Wi-Fi nga Facebook

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Kompanitë lokale do të marrin ruterë falas për Wi-Fi nga Facebook

Facebook ka lajmëruar se këto ditë do të fillojë testimi i shërbimit të ri dedikuar subjekteve tregtare.

Disa kompani të zgjedhura kanë marrë nga Facebook-u ruterë falas për të ngritur vende hot-spot për Wi-Fi.

Secili përdorues gjatë kyçjes në të automatikisht do të lidhet me faqen e Facebook-ut të asaj kompanie. Pas kyçjes, përdoruesit mund të përdorin edhe më tutje internetin falas, pa patur nevojë të rrinë të kyçur në Facebook.

Facebook-u thotë se ky shërbim mund të jetë posaçërisht atraktiv dhe tërheqës për dyqanet dhe qendra tregtare, të cilët do të mundësojnë shfrytëzimin falas të internetit.

Ndërkohë përdoruesit të cilët kyçen për herë të parë do të dërgohen në faqen e Facebook të asaj kompanie e cila do të jetë në gjendje të krijojë oferta speciale dhe të shfaq mesazhe të marketingut.

Llogarinë për internet nuk do ta paguaj Facebook, por ideja e tyre është që në këmbim të lidhjes Wi-Fi në internet përmes Facebook-ut, kompanive t’u ndajë ruterë falas.

Nëse ky shërbim tregohet interesant për kompanitë, shumë shpejt në afërsi të shumë objekteve tregtare do të kemi internet falas. Dhe kjo duket një ide shumë tërheqëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>