Lajmet

Kompanitë teknologjike po fokusohen në zhvillimin e aplikacionëve që kujdesen për shëndetin

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Kompanitë teknologjike po fokusohen në zhvillimin e aplikacionëve që kujdesen për shëndetin

_h353_w628_m6_otrue_lfalseKompanitë teknologjike si Apple, Samsung dhe Google janë përqendruar në zhvillimin e aplikacioneve, të cilat do të kthejnë orët inteligjente ose aksesorët në objekte mjekësore që një njeri duhet ti ketë me doemos me vete.

Këto 3 kompani për momentin kanë krijuar aplikacione posaçërisht për matjen e sasisë së sheqerit në gjak dhe kanë në monitorim të vazhdueshëm faqet, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin e këtyre aplikacioneve.

Samsung dhe Apple, etj kanë filluar të punësojnë shkencëtarë dhe mjekë të ndryshëm në mënyrë që të arrijnë të krijojnë një teknologji, e cila përdoret për matjen e glukozës në gjak.

Disa nga mënyrat, të cilat mendohet që do të përdoren për funksionimin e kësaj pajisjeje janë matja e glukozës nëpërmjet elektricitetit ose ultratingujve, nxjerrja e glukozës nga lëkura ose nëpërmjet disa dritave speciale. Diabeti prek shumicën e popullsisë në të gjithë botën, ku vetëm në Amerikë preken nga kjo sëmundje rreth 30 milionë njerëz. Në qoftë se arrihet një teknologji e tillë, fitimet e kompanive do të jenë të shumta si dhe jeta e atyre që preken nga diabeti do të ishte shumë më e thjeshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>