Ja se si

Kompjuter pa telashe

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Kompjuter pa telashe


Dërgoni uebfaqet në inbox me Toread

Gjeni shpesh ndonjë uebfaqe të mirë të cilën doni ta vizitoni sërish, por nuk dini si t’ia rikujtoni vetes këtë? Mund ta fusni te të preferuarat, por prapë, as kjo nuk është zgjidhje e mirë, pasi ajo mund të përzihet me uebfaqet e tjera që keni ruajtur në bookmarks dhe mund ta harroni. Toread.cc është një uebfaqe shumë e dobishme, pasi me anë të saj mund të dërgoni një bookmark në inbox e ta vizitoni më pas. Mendojeni atë si një e-mail përkujtues nga uebfaqja juaj e preferuar, që ju thotë: “Ja ku jam, më shiko”. Përdorimi i Toread është i lehtë. Pas regjistrimit për shërbimet falas, do të merrni një “bookmarklet” të personalizuar, të cilin mund ta shtoni në cilindo shfletues. Kur hasni në ndonjë uebfaqe që dëshironi t’ia dërgoni vetes, klikoni në Toread. Një apo dy minuta më vonë, një link dhe uebfaqja e plotë do të arrijnë në inbox. Nëse ju pëlqen kjo, shikoni Tomobi Toread, i cili i konverton uebfaqet në tekst, në mënyrë që të mund t’i lexoni edhe në celular.

 

Një rregullim i shpejtë për më shumë shpejtësi në internet

Së fundmi, një komshi më pyeti nëse lidhja ime në internetit ishte e ngadalshme; ne përdorim të njëjtën kompani interneti. I dhashë këshillën që ua jap të gjithëve kur ankohen për problemet me lidhjet e internetit: Hiqni nga rryma modemin dhe ruterin dhe lërini ashtu për 10 sekonda. Më pas futini sërish në prizë. Për një apo dy minuta, lidhja e internetit do të funksionojë sërish mirë. Mendoj se për këto probleme me lidhjet e internetit mund të ketë shumë fajtorë. Për shembull, mund të keni problem me spyware. Problem tjetër mund të jenë edhe opsionet e internetit. Nëse lidheni në internet përmes ruterit wireless, konsultohuni për ndihmë te How to Troubleshoot Your Home Network (find.pcworld.com/62314). Edhe pse është vetëm një modem ose ruter i thjeshtë, ndonjëherë gjithë sa duhet bërë është një ristartim. Ndërkohë komshiu më lajmëroi se metoda me heqjen nga priza dhe rivendosja pas 10 sekondash, funksionoi.

 

 

Parandaloni prekjen aksidentale të touchpad gjatë shkrimit në tastierë.

Po shkruani një tekst në laptopi dhe papritur vëreni se kursori ka kërcyer në ndonjë pjesë tjetër të tekstit duke shkaktuar probleme serioze në të shkruar. Çfarë ndodhi? Një nga aksidentet që ndodhin zakonisht, është fshirja e tekstit me prekjen e touchpad me gishtin e madh, duke e zhvendosur kursorin gjatë procesit. Një mundësi për të eliminuar këtë është vendosja e një miu USB, por disa laptopë e lënë të aktivizuar megjithatëë touchpad. Duke gjurmuar në opsionet e Windows Mouse, mund të gjeni ndonjë zgjidhje. Fatkeqësisht laptopët e ndryshëm, kanë touchpad të ndryshëm dhe drajvera të ndryshëm, andaj zgjidhja nuk është universale. Filloni duke klikuar në Control Panel dhe dy herë mbi Mouse. Klikoni fushën Device Select, pastaj aktivizojeni dhe ç’aktivizojeni Touchpad, kur kursori i pajisjes USB të jetë prezent. Nuk ka ndonjë opsion të tillë? Në Windows XP Aces Aspire One, të cilën e përdor unë, më duhet të klikoj në fushën Device Settings. Klikoni butonin Settings dhe më pas hyni te Synaptics touchpad options. Atë që mu desh, e gjeta në Sensitivity, PalmCheck. Në laptopët me Vista, arrita të gjej një fushë të quajtur Tapping, në dritaren Mouse Properties. Aty arrita të aktivizoj opsionin “Tap off when typing”. Nëse laptopi juaj nuk e ka këtë opsion, kërkoni diçka të ngjashme. Laptopi Samsung Q310 vjen me një mundësi për ta aktiviziuar dhe ç’aktivizuar touchpad me anë të një klikimi të thjeshtë. Të gjithë prodhuesit e laptopëve duhet ta aktivizojnë këtë mundësi.

 

Lajmet e fundit>