Lajmet

Kompjutera me rrjet celular? Për Microsoft është plotësisht e mundur

Dec 8 2016
0 Shpërndarje
Kompjutera me rrjet celular? Për Microsoft është plotësisht e mundur

20160224-stock-mwc-microsoft-windows-10-signs-100647702-orig-100696872-largePër ata që më së shumti kohën e tyre e shpenzojnë në udhëtime jasht vendit, kërkimi i një rrjeti Wi-Fi është një tjetër barrë e rëndë për ta.

Me fjalë të tjera puna e sotme moderne e ka të domosdoshme një lidhje interneti dhe pavarësisht se është e mundur qasja në internet nga kompjuteri juaj përmes telefonit inteligjent, kjo zgjidhje është paksa irrituese.

Microsoft beson se mund ta ndryshojë këtë realitet duke mbështetur instalimin e kartave SIM në kompjuterat dhe tabletët Windows. Dhe vizioni i kompanisë shkon më tutje, drejt blerjes së pakove të internetit përmes Windows Store.

Ky njoftim u bë i ditur në konferencën e ditës së somte, WinHEC, në Shenzen të Kinës. Duke mundësuar një mënyrë të thjeshtë të qasjes në internet, Microsoft do të inkurarjojë prodhuesit të ndërtiojnë paisje dektop me rrjet celular.

Dhe jo vetëm por përdoruesit do të kishin më shumë kontroll mbi sasinë dhe mënyrën e shpenzimit të pakove të internetit. Por ekziston vetëm një pengesë: kompanitë celulare duhet të hypin në bordin e Windows Store, dhe nuk është aspak e lehtë.

Një praktikë të ngjashme ndjek Apple me kartat SIM të programueshme për disa modele iPad nëpërmjet të cilave përdoruesit përzgjedhin planin tarifor që dëshirojnë.

Ndërsa Microsoft flet për një lloj karte SIM e cila nuk do të jetë e zëvendësueshme por e integruar brenda paisjes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>