Lajmet

Kompjuterat Mac në shënjestër më ransomware dhe spyware

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Ekspertët thanë se të dy maluerët përbëjnë një rrezik serioz sepse të gjithë mund ti përdorin pas asnjë pengesë. Kompjuterat Mac në shënjestër më ransomware dhe spyware Photo Source: Getty Images

Përdoruesit e kompjuterave Mac janë paralajmëruar rreth disa varianteve të maluerëve të cilët janë krijuar specifikisht për të shënjestruar konsumatorët e Apple.

Një prej tyre është ransomware i cili enkripton të dhënat dhe skedarët tuaj e më pas kërkon pagesa për lirimin e tyre. Malueri tjetër është një program përgjimi i cili vështron çdo lëvizje të informacionit të përdoruesve.

Ekspertët thanë se të dy maluerët përbëjnë një rrezik serioz sepse të gjithë mund ti përdorin pas asnjë pengesë.

Dy programet u zbuluan nga firma e sigurisë Fortinet dhe AlienVault. Ato shiteshin në rrjetin e zi të Tor.

Në blogun e saj, Fortinet shprehet se maluerët janë krijuar nga inxhinierë me eksperiencë të lartë në kodim.

Hulumtuesit e Fortinet kontaktuan me ata që kishin zhvilluar ransomware duke shprehur interes për produktin dhe menjëherë u është dërguar një shembull i maluerit.

Sipas analizave ky maluer përdorte një enkriptim shumë më pak të sofistikuar sesa shumë variante ransomware në Windows tha firma e sigurisë.

McAfee thotë se ekzistojnë 450,000 programe dhe maluerë për kompjuterat Mac, shumë më pak sesa 23 milion maluerët në Windows. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>