Biznes

Kompjuterë të gjelbër që harxhojnë më pak energji sesa një llambë ndriçimi

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Kompjuterë të gjelbër që harxhojnë më pak energji sesa një llambë ndriçimi

LoCO2PC është kursimtar edhe më i madh kur është në sleep mode dhe arrin të konsumojë vetëm 3 vat, e leverdishme kjo për ata që i lënë PC-të ndezur gjatë natës. Makina Akhter pretendon të jetë e pari në botë e aprovuar nga Energy Star 4.0, si PC allinone, që punon me procesorin e Intel Core2 Duo në 3.0 GHz.</p> <p>Certifikimi Energy Star 4.0 është standard i avancuar ambiental, i autorizuar përgjatë territorit të BE-së për gjithë furnizimin publik. LoCO2PC kombinon një panel LCD me madhësi 19 inç, procesor Intel Core 2 Duo (çipa Conroe 65mm dhe Wolfdale 45nm) altoparlantë stereo, DVD writer dhe një harddisk. Veçoritë e tjera opsionale përfshijnë lidhje 802.11 b/g Wi-Fi.

“Është si një monitor në tavolinën tuaj, vetëm më i thellë”, thotë Geoff Pick, menaxher marketingu në Akhter. “Ky përdor një furnizues të jashtëm rryme, si
një laptop dhe që minimizon çështjet e nxehtësisë.” CPU-ja kontrollohet nga një sistem shkëmbyes i nxehtësisë, që përbëhet nga një gyp bakri dhe për shkak të kësaj nuk ka nevojë për ventilator, ndaj është pothuajse i heshtur. “Është një makinë shumë e qetë”, thotë Pick për Techworld. “Është realisht aq i qetë sa që, nëse përdoruesit nuk vënë re zhurmën mbi monitorët e tjerë të zyrës, nuk do ta dinin nëse është ndezur.”

Pick thekson se konsumimi prej 55 vat është një figurë mesatare që është arritur duke ndjekur procedurat vlerësuese nga Energy Star. Kur punon me kapacitet të plotë, njësia kompjuterike konsumon vetëm 44 vat, ndërsa LCD-ja konsumon 32 vat. Akhter gjithashtu thekson se LoCO2PC mund të reduktojë potencialisht faturat e energjisë elektrike, përafërsisht deri në një të tretën e atyre të PC-ve aktualë. Si shtesë, thuhet se emetimet e CO2-së do të reduktohen nga 2 deri në 5 tonë. “Organizatat që zgjedhin LoCO2PC-të mund të presin rritje substanciale të shpagimit përmes kursimeve në faturat tyre të energjisë, të cilat çdo vit vlerësohen në 100 stërlina për PC,” deklaron kompania. “100 stërlina nuk është ndonjë shumë kontroverse, është një figurë konservative”, insiston Pick.

“Në skenarin më të keq, kur një organizatë lë në punë PC-në gjatë natës, kursimet vjetore mund të shkojnë seri në 250 stërlina, në veçanti nëse ata nuk kanë një “sleep mode”. Realisht, brenda 2-5 vjetëve, i tërë sistemi mund të shpaguhet plotësisht.” Akhter ka qenë përreth që nga viti 1979 dhe në rend të parë shet tek qeveritë lokale dhe në tregjet edukative. Pick thotë se po shohin kërkesa të mëdha nga qeveritë lokale, për makina të certifikuara Energy Star 4.0, pavarësisht një ankete të re që theksoi se vetëm një e treta e ekzekutivëve të IT-së vlerësojnë efi kasitetin e energjisë si një faktorë kyç kur blejnë pajisje. “Thjesht është duke dalë nga dera para se të arrij tek dera”, thotë Pick. “I ka tejkaluar ato që kemi pritur.”

Çmimet sillen nga 539 deri në 639 stërlina, varësisht nga specifikimet. Akhter nuk është i vetmi prodhues që po lançon makina të integruara të gjelbra. Dell pretendon se minidesktopi i tyre më i ri Studio Hybrid, përdor 70% më pak energji sesa një desktop i zakonshëm, duke konsumuar përreth 65 vat, megjithëse do të duhej të theksohej se kjo makinë nuk ka monitor të integruar. Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tangent ka lëshuar rishtazi një kompjuter all-in-one, në emërtimin Tangent Evergreen 17, që me sa duket konsumon vetëm 24 vat, 72% më pak sesa konsumimi energjik i kërkuar nga Energy Star 4.0. Kjo makinë punon me procesorin pa ventilator Via Eden 1.0 GHz ose me procesorin ViaC7 1.5 GHz, që ka një ventilator me zhurmë të ulët.

Lajmet e fundit>