Harduer

Kompjuterët e Apple mund të suportojnë teknologjinë e karikimit pa kabëll

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Kompjuterët e Apple mund të suportojnë teknologjinë e karikimit pa kabëll

Pavarësisht se karkimi pa kabëll (wireless) nuk ka bërë shumë bujë tek ato pajisje mobile që e suportojnë këtë teknologji, kjo nuk do të thotë se ky lloj karikimi nuk do të mundësohet për pajisjet e tjera si kompjuterët desktop apo laptopët.

Apple ka raportuar regjistrimin e një patente që mund të përgatisë terrenin për ofrimin e mundësisë së karikimit pa kabëll tek kompjuterët desktop iMac, Mac Pro dhe tek laptopët MacBook.

Megjithatë, mos u keqkuptoni pasi fakti që Apple ka regjistruar këtë patentë nuk do të thotë me patjetër se gjenerata e ardhshme e kompjuterëve desktop iMac dhe MacBook-ëve do të suportojnë karikimin wireless. Kompanitë e ndryshme regjistrojnë vazhdimisht patenta, por kjo nuk nënkupton me patjetër se do të punohet për realizimin e atyre ideve dhe përfshirjen e teknologjive në dizajnët e produkteve të ardhshme.

Në këtë rast do të ishte mirë të mendonim edhe sa do të kushtojë kjo teknologji. Asnjë prej produkteve Apple të përmendura më sipër nuk ka kosto të ulët (MacBook Pro fillon që nga 1200$, iMac dhe MacPro fillojnë përkatësisht nga 1300 $ dhe 3000 $), prandaj shtimi i kësaj teknologjie tek këto produkte të kushtueshme ndoshta nuk do të ketë efektin e pritshëm tek konsumatorët.

Teknologjia do të ketë më tepër sukses pas disa vitesh, atëherë kur kostoja e shtuar për zëvendësimin e teknologjisë me kabëll të mos jetë e konsiderueshme. (PCWorld Albanian)

apple-macbook-pro

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>