Blog

Kompjuterët – Modulet e drejtimit

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
Kompjuterët – Modulet e drejtimit

Softueri i siguron kompjuterit të dhënat që duhen për të marre vendimet përkatëse. Kompjuterët janë shume të shpejtë dhe mund të ndryshojnë të dhënat në dalje në të mijtat e sekondës, të sigurojë ekonomizimin e lëndëve djegëse, përzierjet ajër-lëndë djegëse, pastaj ata rrisin fuqinë e motorit përmes bashkërendimit në një shkalle shume të lartë të flakërimit të kandelave, funksionimin e valvulës së riqarkullimit të gazrave, koirgjojnë pasojat që shkaktohen nga konsumimi i pjesshëm apo dëmtimi i sistemeve, agregateve të ndryshme dhe pjesëve të veçanta të automjetit, etj.

Llojet e kompjuterëve


Në një automjet mund të përdoret një apo më shumë kompjuterë, dhe ata klasifikohen në:

1. Kompjuteri kryesor- që përpunon të dhëna nga sensorët dhe modulet elektronike.
2. Moduli i instrumenteve – që përdor sensor dërgues – hyrjet, për të vëne në punë instrumentet treguese.
3. Moduli i drejtimit ose kontrollit të fuqisë së motorit.
4. Moduli kundër bllokimit të frenave.
5 Moduli i flakërimit te kandelave.
6. Moduli i motorit- që shfrytëzon informacionin që dërgojnë sensoret, për drejtimin e punës se tij, injektimin e lëndës djegëse, pajisjet e drejtimit te komponentëve të gasta në dalje te motorit.
7. Moduli i sistemit të amortizimit.
8. Kompjuteri i kontrollit të temperaturës.

Ne do te flasim për kompjuterin kryesore (ECM) ku çdo gjë në automjet kontrollohet nga ky kompjuter i vogël.

ECM(Moduli elektronik i automjetit)

Moduli i drejtimit (ECM) shërben për të amplifikuar sinjalet e dërguara nga sensoret dhe kompjuteri kryesor, e përveç kësaj ky modul ndihmon kompjuterin e drejtimit të lendes djegëse, injektoret dhe sistemin e flakërimit. Ai përmban transistorë të fuqisë për të përcjelle rrymën e lartë  në këto pasje. Nëse ne automjetin tuaj ndezët ndonjë dritë dhe shfaqen probleme të motorit atëherë ECM ka ruajtur një kod diagnostik , kjo do të thotë se sistemi kompjuterik në automjetin tuaj ka zbuluar një problem në sisteme të ndryshme te kontrollit. Te gjitha automjetet e reja para kodit ju bashkëngjitet shkronja P, nëse  automjeti na jep kodin P0090 problemi është tek rregullatori i presionit të naftës (qark i hapur) duhet te kontrollojmë qarkun , solenoidin dhe ECM (Volkswagen). Fshirja e problemit bëhet përmes aparatit diagnostifikues.

Komunikimi standard me sistemin operativ bëhet përmes kabllos  OBD2, dhe me ç’rast komunikimi mund të arrijë shpejtësi deri në 500 kbps.

Veprimet e kompjuterit:

1. Sinjali hyrës në kompjuter- Sensoret e automjeteve , kthejnë një gjendje pune ose kushte të ndryshme fizike , si për shembull , nxehtësia, rrotullimi , shpejtësia etj të një sistemi ose mekanizimi në sinjale elektrike me vlera rryme dhe tensioni qe i përgjigjen gjendjeve ose situatave ku ato janë vendosur dhe për te cilat informojnë.
2. Procesi i përpunimit të sinjalit- Kompjuteri përpunon sinjalet që dërgojnë sensoret dhe përcakton se çfare veprimi duhet te kryhet nga vepruesit e automjetit.
3. Daljet- Kompjuteri prodhon sinjal elektrik me vlere të caktuar rryme dhe tensioni që i transmetohet zbatuesve si informacion për të kryer një veprim mekanik.

Pjesët e një kompjuteri janë:Rregullatorët e tensionit, amplifikatorët, mikroprocesori, memoria, përforcuesi i daljeve, dhe pajisjet bashkuese.

Puna e rregullatorit dhe amplifikatorit.

Punën e një rregullatori tensioni do ta sqarojmë me një shembull: Një rregullatorë tensioni do të dërgoje sinjale tek një sensor , ku ata prodhojnë sinjale analoge, nëse sinjali është i dobët ai si pari amplifikohet pastaj nga një konvertues kthehet ne sinjal digjital, dhe pas konvertimit në sinjal digjital ai dërgohet në pllakën e mikroprocesorit.

Puna e mikroprocesorëve

Një qark i integruar i një mikroprocesori, përdore një sistem numerik ti dyfishtë për ti marre vendime, për ti kryer llogaritje. Mikroprocesori munde t’i përmbaje me mijëra hyrje logjike , me kapacitet ose aftësi për të marr me qindra vendime dhe për te kryer daljet gjegjëse , bazuar ne dhjetëra hyrje. Ai krahason të dhënat hyrëse dhe të dhënat e memories për të marrë vendime për daljet.

Puna e memories se kompjuterit

Në kompjuterët e automjeteve përdoren dy lloje të memorieve, memoriet që nuk fshihen  dhe memoriet shkrim-lexim. Llojet e memorieve janë këto : Ram, Rom , Prom , Eprom dhe Kam.

RAM – është një memorie që përdoret nga kompjuteri për të ruajtur informacione por me ndalimin e rrymës të dhënat fshihen. Mikroprocesori munde t’i përdore të dhënat e RAM për të bere llogaritje, gjithashtu mikroprocesori mund te shkruaj në RAM të dhëna për ruajtje të përkohshme.

ROM – Mikroprocesori përdore ROM për të përcaktuar nëse automjeti punon normalisht. Ai krahason të dhënat hyrëse nga sensoret me ato qe ruhen ne ROM për të llogaritur dhe për të përmirësuar karakteristikat e punës se motorit. Mikroprocesori nuk munde të shkruaj ne ROM.

PROM -Memorie e programuar vetëm për lexim. Mikroprocesori munde te lexoje nga Prom por jo edhe te shkruaje në të. Prom përmban informacione te veçanta për motorin e automjetit (numërimin e cilindrave , madhësitë e valvulave , tipin e sistemit lende-djegëse), llojin e gomave, peshën etj. Gjate zëvendësimit të kompjuterëve në automjete pllaka e Prom-it mund të hiqet nga kompjuteri i vjetër dhe të vendoset në kompjuterin e ri.

EPROM – Memorie e programuar vetëm për të lexuar me mundësi për tu fshirë. Ndryshe nga memoriet tjera Eprom ka një përparis, sepse mund të ndryshohet nga tekniku dhe mund të ndryshohen me lehtësi parametrat punues nëse është shfaqur ndonjë problem në  lidhje me karakteristikat e punës.

KAM-Informacionet qe ruhen në KAM i lejojnë kompjuterit të mbajë karakteristikat e automjetit në gjendje normale kur hyrjet  që vijnë nga sensorët janë te ç’rregullta. Ai i jep mundësi kompjuterit të mos i marrë parasysh hyrjet e gabuara për drejtimin e rregullt të automjetit.

Procesori i memories

Qarqet e integruara përdorin sistemin binare (0 dhe 1). Mikroprocesori i kompjuterit dhe pllakës së memories e përdorin këtë sistem për të lexuar daljet dhe për të shkruar hyrjet, të dhënat sesi një automjet duhet te funksionojë Gjate punimit te automjetit, të dhënat me shpejtësi ç’vendosen ndërmjet pllakave të memories dhe pllakës se mikroprocesorit  (drejton kalimin e rrymës).

Vetëdiagnostifikimi i kompjuterit

ECU (Aparati i drejtimit elektronik) mund të analizoje punimin e qarqeve duke nxjerrë një kod që tregon vendndodhjen e defektit. Shumica e automjeteve të reja janë të pajisura me më shumë se një kompjuter dhe secili ka karakteristikat e veta, gjë që është shumë e rëndësishme në mënyrë që mekaniku të di të përdorë këtë sistem të vetëgjetjes së prishjeve.

Kompjuteri analizon sinjalet e sensoprit për të përcaktuar kur motori punon si duhet ose ka probleme. Ne qoftë se vlerat e tensionit të sinjaleve janë brenda parametrave normale, kompjuteri do te prodhoje një kod prishjesh qe tregon shkakun mos-lëshimit të motorit.

(Autori është student në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë)

Lajmet e fundit>