Harduer

Kompjuteri 36-vjeçar i Apple shitet për 374,500$

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
Kompjuteri 36-vjeçar i Apple shitet për 374,500$

Një nga kompjuterët më të vjetër të kompanisë, Apple I u shit muajin e kaluar për 374,500$ në një ankand të Sotheby në Nju Jork. Poashtu, një memo e shkruar nga bashkëthemeluesi Steve Jobs u shit për 27,500$. Të dyja u blenë nga dy persona që kërkuan të mbeteshin anonimë.

Sipas ComputerWorld, çmimi i shitjes së Apple I ishte rekord për këtë lloj kompjuteri. I fundit ishte shitur rreth dy vite më parë në një nga ankandet e Christie në Londër për 213,000$. Poashtu, një tjetër kompjuter i vjetër i kompanisë u shit në 2010 për 160,000$. Kompjuteri Apple I u hodh në treg në 1976 dhe kushtonte 666,66$.

Kompjuteri është një nga më pak se 50 kompjuterët Apple I që besohet se ende ekzistojnë. Vetëm gjysëm dyzine nga këto dihen se funksionojnë ende.

Disa fakte interesante:

Kur Steve Wozniak dhe Steve Jobs prezantuan kompjuterin Apple I tek Homebrew Computer Club (Klubi i Kompjuterit Shtëpiak) në 1976, ai nuk u pëlqye nga askush përveç Paul Terrell, pronari i një rrjeti dyqanesh të quajtura Byte Shop. Terrell porositi 50 kompjuterë për 500$ secili dhe nguli këmbë që donte kompjuterin e plotë, pasi Wozniak dhe Jobs e shisnin kompjuterin në mënyrë të tillë që klientët të blinin vetë çipet dhe t’i montonin. Brenda 30 ditësh të dy arritën t’i ndërtonin 50 kompjuterët, 50 të tjerë i ndërtuan për miqtë dhe 100 të tjerë për t’i shitur 666,66$ copa.

Kushdo që e bleu kompjuterin 36-vjeçar morri edhe një njësi qëndrore Apple I, një ndërfaqe origjinale me kasetë (këto të fundit përdoreshin për të ruajtur programe dhe të dhëna), disa manuale dhe materiale marketingu si dhe një manual përdorimi të rrallë të gjuhës BASIC. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>