Harduer

Kompjuteri K bëhet superkompjuteri më i shpejtë në botë

Jun 20 2011
0 Shpërndarje
Kompjuteri K bëhet superkompjuteri më i shpejtë në botë

Kompjuteri K është i mbështetur në Institutin e Avancuar RIken për Shkencën Kompjuterike në Kobe, Japoni dhe thyen rekordin e kaluar të superkompjuterëve me një fuqi të procesimit prej më shumë se 8 petaflop për sekond (1 kuadrilion – 10^15 llogaritje për sekond) – tri herë më tepër se kundërshtari i vet.

I dyti në listë dhe si makina më e shpejtë në listë kur ishte publikuar në nëntor ishte Tianhe -1A, e ndërtuar nga Qendra Kombëtare e Superkompjuterëve në Tianjin, në Kinë, e cila arrin 2.6 petaflop/s.

Suksesi i kompjuterit K shënon herën e parë që Japonia ka zënë vendin e parë në listën e top 500 superkompjuterëve që nga nëntori i vitit 2004, kur Earth Simulator i NEC ishte larguar nga froni, pas një mbretërimi prej 2 viteve.

Si kundërshtim me disa mega makina të tjera në listë, kompjuteri K e arrin këtë jo vetëm me një GPU brenda. Kompjuteri K ishte ndërtuar nga Fujitsu dhe përmban më shumë se 80,000 procesorë 2GHz SPARC64, secili me tetë bërthama, për të dërguar më tepër se 640,000 bërthama të procesuara. Një mund të shtypni këtu për të lexuar një vëzhgim të këtij sistemi.

Kompjuteri K përdor më së shumti rrymë, në krahasim me secilin sistem në listë. Ai shfrytëzon 9.89 MW, por ky kompjuter mbetet si sistemi i katërt më i mirë nga 500 të tillë për efikasitet energjetik, me një punë-për-watt, duke marrë 825 megaflop për watt./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>