Lajmet

Komsioni Evropian kritikon Apple për politikat e ndjekura në blerjet brenda aplikacioneve

Jul 20 2014
0 Shpërndarje
Komsioni Evropian kritikon Apple për politikat e ndjekura në blerjet brenda aplikacioneve

european_union_map_flag-100310373-largeKomisioni Evropian ditën e premte i kujtoi kompanisë Apple detyrat e saj, duke i parashtruar dështimin në ndalimin e blerjeve të shkujdesura brenda aplikacioneve veçanërisht të atyre të krijuara për fëmijë. Teksa Google është angazhuar në implementimin e ndryshimeve, Apple nuk ka vepruar akoma, theksoi Komisioni. “Për fat të keq akoma nuk ka zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme nga Apple deri më sot për të adresuar shqetësimet tona”, thueht në një deklaratë nga komisioni. Teksa Apple ka ofruar propozime për të adresuar problemin, akoma nuk ka treguar një angazhim për ofrimin e një zgjidhjeje apo edhe implementimin e tyre.

Duke ndjekur numrin e madh të pakënaqësive dhe ankesave rreth blerjeve brenda aplikacioneve në lojërat online, Komisioni bashkoi forcat me autoritet kombëtare për të detyruar Google dhe Apple të ndryshojnë politikat e tyre. Një nga shqetësimet kryesore është ofrimi “falas” i lojërave nga zhvilluesit me qëllim të bëjnë para përmes blerjeve brenda aplikacioneve që zakonisht ndodh tek lojërat si blerja e municioneve në lojërat aksion. Kjo praktikë kundërshton ligjet Evropiane, veçanërisht nëse aplikacionet për fëmijë kërkojnë nga këta të fundit të blejnë brenda aplikacioneve sende, mallra për lojën.

Apple ka filluar tashmë të shfaqë tekstin “blerje brenda aplikacionit” afër butonit të shkarkimit për të gjitha aplikacione që cilësohen si “falas”, por nuk janë në platformën e Apple, tha Rrjeti i Anëtarëve të Mbrojtjes së Konsumatorëve Evropianë ditën e Premte. Por citimi që vë në dukje “blerje brenda aplikacionit” duket më i vogël se fjala “falas” dhe mund të jetë pak e vështirë të lexohet në ekrane të vogla. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë implementimin e propozimeve të tij për të shikuar nëse ky problem është zgjidhur. Nëse jo, atëherë veprime të tjera janë të mundshme dhe çdo veprim do të urdhërohet në nivel kombëtar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>