Harduer

Koncepti i “iPhone Air” mund të realizohet në smartfonin e ardhshëm të Apple

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Koncepti i “iPhone Air” mund të realizohet në smartfonin e ardhshëm të Apple

<Apple informoi se lançimi i iPhone 6 do të bëhet nga fundi i këtij viti dhe një koncept i “iPhone Air” që dizajneri Sam Beckett ka sjellë mund të jetë një e dhënë se Apple do e realizojë këtë koncept për iPhone-in e ri .

Koncepti tregon se iPhone është vetëm 8 përqind më i madh se iPhone 5S, por më një ekran 17 % më të madh dhe 68 % pixela më shumë. Beckett paracaktoi se “iPhone Air” do të ketë një ekran 4.7 inç duke mbështetur një ekran me rezolucion Full HD 1920 x 1080p – e përkthyer ndryshe në dendësi prej 468 ppi.

Sipas Beckett, “disa hapësirë shtesë mund të përdoren për të reduktuar madhësinë e kornizës në krye dhe në fund.” Thellësia e versionit konceptual të “iPhone Air” është 7 mm, duke qenë 0.6 mm më i hollë se paraardhësi.

Të tjera veçori do të përfshijnë përdorimin e materialit kristalizues Sapphire si kundërshtar i Corning Gorilla Glass, po ashtu edhe një kamerë 10 Megapixel dhe një çip më të shpejtë A8.

Përveç këtyre përmirësimeve, “iPhone Air” që ka konceptuar Beckett ngjan shumë me iPhone 5S, gjë që e bën të duket sikur Apple këtë punën e dizajnit e ka si një intinerar që përsëritet. E gjitha që mund të bëjmë është të presim dhe të shohim se çfarë risish do të sjellë iPhone i ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>