Harduer

Koncepti i ri nga Mercedes, ka një tablet PC në brendi

Apr 10 2011
0 Shpërndarje
Koncepti i ri nga Mercedes, ka një tablet PC në brendi

Mercedes padyshim që është një markë e njohur për të gjithë, dhe sigurisht edhe modeli A-Class nuk është i panjohur për ju. Së fundi kjo kompani ka paraqitur një koncept të ri të këtij modeli i cili përshkruhet nga dizajneri si një koncept ekspresiv, seksi dhe i bukur, por kjo nuk është pjesa që na intereson neve.

Automjeti ka disa drita të përparme shumë interesante me teknologji LED të integruara në dizajn, por veçantia kryesore theksohet në brendi të automjetit ku është tabela moderne e instrumenteve e cila përveç pamjes futurustike ka të vendosur në mes edhe një tablet kompjuter. 

Prodhuesi ka thënë se ka gjasa që të ketë mundësi për E-Cell në motor, por megjithatë derisa të vijë momenti për debutimin e këtij modeli të ri, ju lirisht vëzhgoni mediumet që përcjellin tregun e automjeteve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>