Lajmet

Konferenca Botërore e Zhvilluesve e Apple do të mbahet në 8 Qershor

Apr 15 2015
0 Shpërndarje
Konferenca Botërore e Zhvilluesve e Apple do të mbahet në 8 Qershor

apple-wwdc-2015-logo-02Ditën e martë gjigandi i teknologjisë Apple lajmëroi se do të zhvillojë eventin e saj vjetor, Konferencën Botërore të Zhvilluesve në datën 8 deri në 12 qershor në San Francisco. Cështjet kryesore që do të trajtohen në këtë konferencë kanë të bëjnë me detajet dhe demostrime të gjeneratës së re të softuerit Mac OS X dhe sistemit operativ mobil iOS versioni 9.0 i cili pritet të lancohet gjatë këtij viti.

Ky event do të mbahet vetëm dy muaj pas lancimit të produktit të shumëpërfolur Apple Watch të kompanisë cili deri më tani po rezulton një sukses i vërtetë. Një prurje e re e Apple gjatë këtij viti ka qënë dhe Mac Book i ri 12inch. Në Konferencën e Zhvilluesve vitin që shkoi, Apple prezantoi Mac OS X 10.10 Yosemite dhe iOS 8.0. Tanimë që përdoret në disa kompjutera, Yosemite ka lancuar disa karakteristika të reja ku bën pjesë dhe Handoff. Së fundmi Apple ka premtuar prurje të reja në tregun e kompjuterave dhe përsa i përket sistemeve operativ të saj. Zëvëndës presidenti i marketingut në Apple ka deklaruar se kompania ka gati teknologji të reja për iOS dhe OS X dhe mezi pret ti ndajë ato me zhvilluesit gjatë konferencës.

Ky event do të paraqesë për zhvilluesit më shumë se 100 seanca teknike ku përfshihen temat për zhvillim, vendosje dhe integrim të iOS dhe OS X. Më shumë se 1000 inxhinierë të Apple do të demostrojnë teknologjitë e reja të cilat do tu vijnë në ndihmë zhvilluesve për ndërtimin e aplikacioneve të reja. Në kuadër të Konferencës Botërore të Zhvilluesve, Apple do të mbaje dhe ‘Design Awards’ të cilat do të nxjerrin në pah zhvilluesit e aplikacioneve më të mira për iPhone, iPad, Apple Watch dhe Mac. Zhvilluesit e interesuar dhe që janë njëkohësisht antëarë në iOS Developer Program, mund të blejnë një biletë në faqen zyrtare të WWDC duke filluar që nga dita e premte. Cmimi normal i biletës është 1.599$ por krahas tyre Apple do të shpëndajë dhe 350 bileta falas për studentët me bursë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>