Blog

Konferenca e Marketingut Dixhital AllWeb vjen me një ofertë për studentët

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit. Konferenca e Marketingut Dixhital AllWeb vjen me një ofertë për studentët Photo Source: AllWeb

Për të gjithë studentët, të cilët duan të marrin pjesë në Konferencën e Marketingut Dixhital në Tiranë ofrohet një çmim prej 30 Eurosh, vetëm nëse keni Kartën e Studentit (E domosdoshme). Për të blerë biletën klikoni KËTU !

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznes-it apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, strategjisë etj.

Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas disa vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 12 Tetor 2017 do të jetë e pranishme në edicionin e dytë në Tiranë. Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri te vlefshme nga këndvështrime të ndryshme dhe shumë planëshe.

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë shpallur në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri:

www.allweb.al

Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni ulje çmimi nëse jeni studentë dhe keni kartën e studentit. ( E domosdoshme)Ju lutemi paraqituni me kartën ditën e Konferencës !!!

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Lajmet e fundit>