Lajmet

Konferenca Google I/O: Rroftë inteligjenca artificiale

May 19 2017
0 Shpërndarje
Nuk prisnim harduer të rinj këtë vit, përkundrazi pritej që Google të tregonte se çfarë kishte arritur të përmbushte prej premtimeve të bëra Konferenca Google I/O: Rroftë inteligjenca artificiale

Në konferencën vjetore të zhvilluesve mbajtur këtë javë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, Google tregoi disa prej praktikave më të mira të inteligjencës artificiale në aplikacione.

Nuk prisnim harduer të rinj këtë vit, përkundrazi pritej që Google të tregonte se çfarë kishte arritur të përmbushte prej premtimeve të bëra vitin e kaluar në asistentët personal, inteligjencën artificiale dhe informatikën cloud.

  1. Google Lens

Do të duhet ca kohë përpara se Google Lens të jetë i disponueshëm por konferenca shërbeu si prezantim i vizionit të kompanisë me këtë produkt.

Aplikacioni përdoror teknologjinë e njohjes së imazheve për të identifikuar objekte që shfaqen përpara lentes së kamerës në kohë reale. E thënë ndryshe nëse e drejtoni telefonin tuaj drejt një luleje, ai do tu tregojë juve se çfarë është.

Mjafton të drejtoni kamerën e telefonit drejt një restoranti dhe pse jo të merrni menjëherë menunë apo vlerësimet rreth tij.

Google tha se shërbimi i ri do të integrohen në asistentin virtual dhe aplikacionin e fotove.

  1. Një pajisje më vehte për Daydream

Vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve Google prezantoi platformën e realitetit virtual Daydream së bashku me një pajisje të cilën mund ta lidhni me telefonin tuaj dhe të përfitoni nga eksperienca.

Google tha se pajisje Samsung Galaxy do të funksionojnë me Daydream. Gjithashtu kompania lajmëroi dy pajisje të reja Daydream të cilat nuk kanë nevojë për një telefon në mënyrë që të funksionojnë.

Pajisjet do të prodhohen nga HTC dhe Lenovo.

  1. Mjete inteligjente për modifikimin e fotove

Aplikacioni i fotove të Google ka 500 milion përdorues dhe shumicën e kësaj fame e ka fituar nga integrimi i inteligjencës artificiale e cila njihte objektet dhe njerëzit që gjendeshin në foto.

Hapi i radhës ishte lehtësia në shpërndarjen e fotove. Duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës Google Photos do të arrijë të njohë personin me të cilin flisni dhe tju sugjerojë dërgimin e një fotoje.

“Shared Libraries” bëjnë të mundur shpërndarjen e fotove automatikisht me partnerin. Softuerit do të njohë fytyra dhe krijojë një album për ju.

  1. VPS – Visual Positioning System

Shumë prej nesh kemi dëgjuar për GPS – global positioning system – një teknologji e cila ju tregon ku gjendeni edhe pse jo me një saktësi aq të lartë.

Google beson se VPS do të mbushë këtë hendek. Duke përdorur Tango-n dhe teknologjinë e vizualizimit 3D, VPS arrin të njohë objektet rrethuese afër jush dhe të ofrojë saktësi në nivel centimetrash.

Shefi i realitetit virtual pranë Google tha se një aplikacion i cili përdor VPS mund të gjejë me lehtësi vendodhjen e një produkti në një dyqan të madh.

Problemi i vetëm është se telefonët me Tango janë të paktë andaj edhe nëse VPS është e disponueshme në këtë moment pak do të përfitonin prej taj. Vitin e kaluar Lenovo lançoi produktin e parë me këtë teknologji.

  1. Një Google Home/Assistant më inteligjent

Google Home, asistenti virtual në formë hardueri i Google, ka patur një start modest dhe ende është shumë pas Amazon Alexa.

Në konferencën e zhvilluesve Google solli veçori të reja për të eleminuar këtë hendek. Së pari përdoruesit mund të kryejnë thirrje përmes Google Home.

Pajisja tashmë ofron informacion proaktiv dhe nuk u përgjigjet thjeshtë pyetjeve tuaja. Google gjithashtu lançoi SDK-në për të lejuar zhvilluesit nga palë të treta të integrojnë asistentin e Google në produktet e tyre.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i Google ishte debutimi i asistentit virtual në iPhone. /PCworld Albanian

Lajmet e fundit>