Lajmet

Konferenca vjetore Google I/O po vjen në datat 28-29 maj

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Konferenca vjetore Google I/O po vjen në datat 28-29 maj

Screen_Shot_2015-02-10_Konferenca vjetore e zhvilluesve të Google është planifikuar të mbahet në data 28 dhe 29 maj ka deklaruar vet kompania. Ndërkohë regjistrimet për ata që duan të jenë pjesë e kësaj konferencë do të hapen në datën 17 mars ora 9a.m. Dhe për ata që nuk do të kenë fatin të marrin pjesë, kjo konferencë do të shfaqet live. Ky lajm është konfirmuar nga Sundar Pichai përmes një postimi në Twitter.

Vitin e shkuar tema e konferencës I/O ishte përdorimi i Android kudo; në makina, veshje e më tej. Këtë vit uebfaqja reflekton stilin Material Design që përdoret në Android. Por në të akoma nuk është publikuar programi i eventit. Në faqen e konferencës përfshihet gjithashtu një eksperiment Chrome, duke klikuar në butonin ‘settings’ ju mund të aksesoni një faqe ku mund të krijoni muzikë duke bashkuar pikat dhe vijat virtuale. Lëvizja e mausit përmes tyre do t’ju bëjë të mendoni se jeni duke i rënë kitarës.

Google I/O tradicionalisht është cilësuar si një nga eventet më të rëndësishme të zhvilluesve. Gjatë saj jepen lajmërime të rëndësishme mbi produktet e ardhshme të kompanisë nga ekzekutivët e Google. Në vitin 2012, në këtë konferencë Google prezantoi Project Glass me një show mahnitës. Surpriza të tilla pritet të ketë dhe ky event i ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>