Softuer

Konfirmohen versione të ndryshme të Windows 8

May 18 2011
0 Shpërndarje
Konfirmohen versione të ndryshme të Windows 8

James ka thënë se versionet e ndryshme për x86 dhe për ARM, nuk do të duhej të shqetësojnë njërën apo tjetrën palë të tregut, duke aluduar në atë se Intel nuk duhet të shqetësohet sepse ARM nuk do të debutojë më thellë drejt gjeneratës së ardhshme të sistemit operativ të Windows. 

James ka thënë se Microsoft do të lansojë një version tradicional të Windows 8 që do të bazohet në procesorët x86 dhe që do të jetë në gjendje të trajtojë aplikacione të trashëguara prej versioneve paraprake. Ky version do të përfshijë edhe një modus Windows 7 (është bërë si një lloj shprehie kjo far pune… edhe në Windows 7 kemi një Windows XP mode).

“Windows 8 do të jetë i tillë që të gjithë konsumatorët që kanë një produkt me bazë në Intel apo në teknologji x86 do të jenë në gjendje të punojnë ose në modusin Windows 7 ose në atë Windows 8” tha James. “Ata kanë nevojë për të vënë në funksion skedarët dhe aplikacionet e tyre të vjetra, dhe kjo gjë do të jetë gjithsesi e mundshme dhe nuk do të ketë telashe” tha ajo.

James shtoi se Windows 8 në ARM do të sjellë një përvojë të re me vete që në veçanti do të jetë e ndërlidhur me eksperiencën mobile, përkatësisht me tablet dhe me telefona të mençur. “Konkurrenca do ta ketë punën ngushtë” tha ajo.

Sipas James, Intel është në gjendje të shkëlqyer krahasuar me konkurrencën për shkak se mund të “ketë më të mirën prej të dy botëve”, pra duke qenë në gjendje të punojë edhe më të vjetrën e edhe me të rejën.

Apo nënçmon Intel-i rëndësinë e ARM-së për të funksionuar me Windows apo po mendojnë me të vërtetët se kanë përparësi të madhe krahasuar me konkurrencën për shkak të mbështetjes së aplikacioneve të trashëguara, kjo mbetet të shihet… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>