Harduer

Konfirmohen detaje të reja rreth Nokia C7-00

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Konfirmohen detaje të reja rreth Nokia C7-00

Nokia C7-00 do të bazohet në versionin më të fundit të sistemit operativ Symbian^3 dhe siç ishte supozuar edhe më parë do të ketë një kamerë 8 megapikselëshe me autofokus, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 3.3 inç dhe veçoritë e zakonshme për pajisjet Symbian.

Siç është thënë edhe më parë do të ketë përkrahje edhe për gjeste me shumë prekje në ekran. Nokia C7-00 konfirmon gjithashtu një port microUSB, një port 3.5 mm për kufje, incizim videoje në format 720p, radio 3G, port microSD për zgjerim të memories dhe dizajn të hollë prej vetëm 11 mm.

Në një far forme ky model paraqitet si një version më i thjeshtë i Nokia N8, i cili do të duhej të ofrojë një alternativë të mirë Symbian^3 për tregun e masës. Nokia C7-00 nuk mund të jetë larg paraqitjes në treg, dhe duke gjykuar prej paraqitjes në çerekun e katërt të këtij viti të modelit Nokia N8, ka gjasa reale që ky model të paraqitet shumë afër asaj date. 

Lajmet e fundit>